Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u është drejtuar me një pyetje kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.
Me anë të një postimi në twitter ajo u drejtohet kandidatëve duke shtruar pyetjen “Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i “shënjuar” nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?”.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i shënjuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”shkruan Kim në postimin e saj.