Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i dyshuar tashmë edhe për spekullim me posti, i njohur si “Tigri” i Parajsave Fiskale, i përfolur kudo në popull si mpasanik i madh, me të cilin thotë se ka diskutuar në lidhje me korrupsionin dhe luftën pa kompromis ndaj tij.
Kudo shqiptarët habiten se si “Tigri” do luftojë korrupsionin. Por ngjarjet jane te tilla.
Postimi i Yuri Kim:
“Unë pata një takim me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, të cilit i theksova vullnetin e SHBA-ve në mbrojtje të demokracisë dhe të të biznesit. Gjithashtu nënvizova faktin që SHBA-të e kanë shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit, dhe ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime reale në mënyrë që shteti shqiptar të jetë më i drejtë, më i fortë dhe më i pasur.
Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale të njeriut; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara.
Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA-të do të vazhdojnë të jenë me ju në mbështetje të plotë”, shkruan Kim në postimin e saj.