Aktori shumë i njohur turk, Erkan Petekkaya ka marrë një lajm të hidhur. Nëna e aktorit, Sherife është ndarë nga jeta. Ajo prej kohësh kurohej për sëmundjen e Alzheimerit. Nëna e aktorit u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmin e hidhur, Erkan Petekkaya e dha për të gjithë të afërmit dhe miqtë me një postim në rrjete sociale. “Humbëm nënën time të dashur për shkak të sëmundjes Alzheimer nga e cila vuante prej 2 vitesh. Ju lutem lutuni për shpirtin e saj të bukur”-shkruajti Pettekaya. Aktori është kujdesur shumë për nënën e tij gjatë kësaj kohe. Ai bleu një shtëpi të re për prindërit e tij dhe punësoi dy kujdestare./revistawho.com