Orhan i thotë Xhenetit se do largohet në Dubai dhe i jep lamtumirën. Melisa mbron veten para Selimit dhe bën sikur nuk ishte ajo shkaktare që Xhenet nuk pranoi të martohej. Orhan i jep lamtumirën familjes. Xhenet shkon të bisedojë me Selimin dhe i thotë se e ka dashur gjithmonë. Selim i kërkon të martohen sërish por Xhenet i thotë se nuk mund ta bëjë. Selim vendos të hakmerret.
Arzu mban një event ku marrin pjesë familjarët dhe Kaja. Ajo fton Xhihanin dhe Kaja tronditet. Kaja i kërkon llogari Arzus. Mahir i sheh bashkë dhe zihet me Kajan. Sema kërkon të gjejë Halilin për të marrë fotot me të cilat ai kërcënonte. Xhihan i shkon Kajas në shtëpi. Kaja i thotë se nuk ja ka vr*rë ai gruan. Xhihan është i bindur se Kaja është vr*sësi dhe e kërcënon se do e hakmerret tek njerëzit e tij më të dashur.