“Xhenk” konfirmon lidhjen me modelen dhe i bën dedikim

0

Aktori turk Alp Navruz i njohur si “Xhenk” nga seriali “Mos ma lësho dorën”, së fundmi ishte përfolur në media për një lidhje të re. Mediat turke raportuan se Alp është lidhur me modelen Ebru Sam. Çifti janë fotografuar disa herë bashkë por preferonin të mos prononcoheshin para kamerave.

Megjithatë Alp ka zgjedhur një ditë speciale për të konfirmuar më në fund lidhjen. Ebru ka festuar ditëlindjen dhe aktori ka vendosur ta urojë publikisht. Ai publikoi foton e parë të tyre si çift ku shfaqen me duart e bashkuara, në Kapadokya, aty ku aktori po xhiron një serial. “Të uroj sa më shumë vite të lumtura. Gëzuar ditëlindjen”-ishte dedikimi i Alp për partneren e tij Ebru./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu