Xhemre tenton të qëllojë me pistoletë Nazanin, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Vajzat fillojnë të dyshojnë se pas aksidentit të Gokhanit fshihet Nazani. Nazan nuk gjen më mbështetjen e fëmijëve të saj. Mesude dyshon tek Kemali dhe e gjen duke parë diçka në kompjuter. Kemal arrin ta fshehë diskun e aksidentit nga Mesudja.

Xhemre vjedh pistoletën e rojes së konviktit dhe shkon tek Nazani. Xhemre i drejton pistoletën Nazanit dhe e akuzon se ka vrarë Gokhanin. Feride, Toprak dhe vajzat arrijnë në vendngjarje dhe i luten Xhemres të mos e bëjë. Hija e Gokhanit nuk e lejon Xhemren ta qëllojë Nazanin.

Nazan denoncon Xhemren. Xhemre arrestohet nga policia. Defne kërcënon Nazanin të tërheqë denoncimin në të kundërt ajo do i tregojë gjithçka policisë. Nazan detyrohet ta tërheqë denoncimin dhe Xhemre lihet e lirë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu