Aktori turk Can Yaman është përfolur shpesh në mediat turke për lidhjet e tij të dashurisë. Gjatë kohës kur transmetohej seriali “Erkenci kus”, ai u përfol për një lidhje me aktoren Demet Ozdemir.
Çifti fillimisht i mohoi thashethemet, por më vonë deklaruan se patën një romancë të shkurtër që përfundoi shpejt. Së fundmi “Xhani” ka bërë një deklaratë të papritur duke u shprehur se ka hequr dorë nga lidhjet me aktoret. “Nuk dua më lidhje me koleget e mia. Duke qëndruar larg tyre jam më i qetë, nuk jam nervoz dhe jam pa stres.
I respektoj të gjithë koleget e mia të mrekullueshme, por nuk do bie kurrë në dashuri me ndonjë prej tyre”-tha aktori. Kjo deklaratë e tij ka nisur thashethemet se aktori është zhgënjyer pas lidhjes me Demet Ozdemir. “Nuk po përmend asnjë person, por lidhjet midis aktorëve zakonisht dështojnë”-sqaroi aktori./revistawho.com