Xhaçka “plazh” në SPAK, Rama i falet vibratorit

0
Shkruan Basir Çollaku
Xhaçka në tendera sekretë, Xhaçka me helikopterë në fushatë elektorale në Dibër, Xhaçka ministre investuese strategjike, me burrin e larguar nga Kuvendi për arsye jo fort pastërtie, Xhaçka-këshilltar, Amant Josifi, kreu i biznesit të dhjetëra call centerave në një mashtrim miliarda dollarë, ku ortakëria e hershme përfshin në këtë sipërmarrje edhe Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Xhaçka ministrja e jashtme me emërime në poste delikate diplomatë pa certifikatë sigurie. E çfarë duhet të bëjë më tepër zonja, për ta ndaluar dikush këtë fuqi paligjshmërie me kosto të rëndë??!! Ne po shkojmë në kohën elektorale të pushtetit vendor me 14 maj 2023, si në zgjedhje penale, në një përditshmëri hetimore befasuese, nga ora në orë, në një çmenduri të pasigurisë së ligjit, në një kasaphanë të shkërmoqjes së drejtësisë nga pushtetet, në një kanibalizëm të sigurisë e rendit për jetën.
A kanë cënuar Sigurinë Kombëtare, Bajaram Begaj President i Republikës sot, ish-shef shtabi dje, i dyshuar si firmëtar në këtë aferë në hetim, Olta Xhaçka ministre e Mbrojtjes dje, propozuese për të kafshuar 40.000 metër katror të Bazës Detare Sarandë të Limionit, e më parë bazën e Shengjinit, për ta kaluar në interes të biznesmenëve kërkues? Po Edi Rama kryeministër, nënshkrues si vendimmarrës nga Këshilli i Ministrave, për ta kaluar këtë pronë me privatizim në vitin 2020, në adresën joshtetërore? Po Bardhyl Kollçaku, ish-shef Forcave të Armatosura, sot deputet i Partisë Socialiste pjesë e kësaj dosje??
Prokuroria e Posaçme dhe Gykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë marrë një vendim, mungesa e të cilit do i vinte në një pozitë të vështirë kompromentuese për Sigurinë Kombëtare, pas kallzimit të bërë dy vite më herët nga Artur Meçollari ish-zëvëndës komandant i forcave detare. Pas asaj të Shëngjinit, Saranda bëhet baza e dytë detare, pre e oreksit të privatizimit të qeverisë, sipas oreksit të ministrave dhe Edi Ramës. Meçollari si ish-zyrtar i lartë dhe me integritet, u largua nga ky shkak i kallzimit të kësaj ngjarjeje të rëndë të cënimit të Sigurisë Kombëtare. Dhe të dyshuarit sot, deputetë, minsitra, kryeministër, President, persona me pakufizim pushteti, janë nëpër zyra ku kanë mundësi të pafundme, të vënë dorë më shkresa, prova dhe fakte të rëndësishme për hetimin, duke e cënuar rëndë atë. Përpjkeja e minsitres pas daljes nga Prokuroria për ta shitur kallzimin si një denoncim politik nga ana e opozitës ishte më tepër një dardhë e kalbur e ngrënë bashkë me Edi Ramën. Ajo ishte shenjë se zonja ministre ka hasur në telashe jo të vogla në zyrat e prokurorëve dhe nuk ka qenë aspak një ftesë hetimore turistike për bazën detare. Edhe nëse do të kishte qenë kallzim nga Opozita, rëndësi ka fakti penal, ndonëse për këtë është ushtaraku Meçollari është denoncues në marsin e vitit 2021.
Porti i Durrësit është një tjetër histori me shumë enigma të fshehta me sheikë, për sapo ndodh me miliarda dollarë gri apo të zeza. Partnerët evropianë dhe amerikanë, nuk janë shprehur në asnjërin nga rastet entuziastë për këto zhvillime ekonomike ku shtetit jep me qera apo privatizon veten në dobi të portofolit të klientëve, ndoshta për ti ndarë nesër së bashku. Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme, ku Olta Xhaçka ka shëtitur si titullare, si e dërguara e Ramës për të qeverisur interesa jo fort publike, ka edhe skandalin e detit, zonës ekonomike naftëmbajtëse, një histori deri më tani fort hermetike, por nesër ndoshta me përmasa skandali fort biblike, ku kombëtarë dhe ndërkombëtarë të rëndësishëm dikur, janë përfshirë në kafshimë financiare të majme.Rama ka mbërritur në një ditë të zezë për shqiptarët, ku vështirë të gjesh një ministër pa biletë SPAKU. Pas Tahirit, Bllakos, e Kokës në qeli, vijnë Beqja, Ahmetaj, Gjknuri, Agaçi, Xhaçka, Balla, Veliaj, në prag qelie. Ndërsa vetë është më cilësor. Vetë pret datën e biletës për në Jurinë e Madhe në Columbia në Uashington në dosjen e departamentit të Drejtësiëë, për Charles McGonigal, drejtorin e kundërzbulimit të FBI, oligarkun rus ish-agjentin e KGB, Oleg Deripaska, punëve të tij miliona dollarëshe bashkë me të, e cila ka xhevahire të tjera se ku ka degraduar Kryeministri ynë, duke qenë potencial për tu marrë së shpejti i pandehur në SHBA.
E si mundet ta mbledhë Presidenti i Republikës Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për këtë ngjarje të rëndë të Sigurisë Kombëtare, kur ai vetë, Kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministri i brendshëm, shefi Shërbimit Informativ, ish-drejtuei Policisë së Shtetit, shefi shtabit të ushtrisë, janë pjesë e hetimit të veprimeve e mosveprimeve??! Kur Këshilli është prodhuesi i Pasigurisë, çfarë Sigurie mund të diskutohet prej tyre??!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu