Pelin zbulon se Merve e ka mbështetur lidhjen e Mehmetit me Burxhun. Arzu tronditet dhe nuk e priste këtë thikë pas shpine nga mikeshat e saj. Merve i tregon Arzus se Pelin ka ngrënë drekë me Mehmetin dhe Burxhun dhe ja vërteton me foto. Merve, Pelin, Arzu zihen ndërsa Oja i sheh teksa ndihet e lumtur që ka fituar. Arzu, Merve dhe Pelin largohen nga darka. Oja telefonon Edipin por ai është duke kaluar kohë me një femër tjetër. Pelin i tregon Tajlanit sherrin që ndodhi në shtëpinë e Ojas dhe planifikon të hakmerret.
Arzu nga nervat thyen xhamin e shtëpisë. Serhan i qëndron ftohtë Ojas pas bisedës me Tajlanin. Merve gatuan tortën e saj të famshme dhe bën planin e rradhës. Ajo mbledh bordin e shkollës dhe u tregon se Pelin e ka tradhëtuar mikeshën e saj Arzun. Bordi i shkollës vendosin ta përjashtojnë Pelinin. Pelin përpiqet të bëjë tortën e Merves por nuk ja arrin dot dhe inatoset. Ajo shkon në mbledhjen e bordit të shkollës por e përzënë. Arzu mëson se Mehmet do takohet me një klient shumë të rëndësishëm.
Serhan akuzon Ojan se ka një lidhje me Tajlanin. Oja nxehet dhe i thotë Serhanit se nuk do lidhej kurrë me një burrë të martuar. Serhan shkon në shtëpi dhe përpiqet të afrohet me Merven. Arzu shkon papritur në darkën e Mehmetit dhe klientëve të tij. Arzu kërcënon Mehmetin se do u tregojë klientit të tij se ata janë ndarë. Ajo kërkon që Mehmet t’i lërë shtëpinë. Mehmet detyrohet t’ja lërë shtëpinë Arzus.