Vrasje të vogla/ Serhan mëson të shkuarën e Merves me Kerimin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Pelin mëson se Kerim ka ardhur në Sarmashëk për Merven. Pelin i tregon Ojas për lidhjen e Kerimit me Merven dhe i thotë ta përdorë këtë fakt në favor të Serhanit.

Oja nuk i tregon Serhanit. Shebnem dhe Kerim njihen me njeri-tjetrin. Shebnem përpiqet ta bëjë për vete Kerimin. Serhan pajtohet me Tajlanin edhe pse ai dëshmoi kundër tij. Tajlan dyshon se Pelin po e tradhëton. Kerim i shkakton probleme në punë Serhanit. Mehmet i tregon Serhanit se Kerim e prishi me qëllim makinën e tij të kuqe.

Serhan denoncon Kerimin në polici dhe vë banorët e Sarmashëkut të dëshmojnë. Kerim rrezikon burgun. Serhan i kërkon Kerimit të thotë arsyen pse është shpërngulur në Sarmashëk që të tërheqë denoncimin. Kerim nuk pranon t’ja thotë. Shebnem i tregon Merves që Kerim rrezikon të futet në burg dhe nuk pranon të zbulojë arsyen. Merve habitet që Kerim po e mbron kaq shumë dhe vendos t’i thotë të vërtetën Serhanit. Serhan habitet kur mëson se Merve dhe Kerim kanë qenë të dashur. Serhan dhe Kerim pajtohen./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu