Vrasje të vogla/ Oja refuzon propozimin e Serhanit, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Oja i tregon Edipit se është shumë e lumtur pasi Serhan i shprehu dashurinë. Merve arrin t’i kthejë sërish mikeshat e saj. Merve i fton mikeshat në festën që do mbajë për rikthimin e Serhanit por ato nuk pranojnë pasi bashkëshortët e tyre i mbajnë ende inat Serhanit. Merve i tregon mikeshave se në festë do të jetë edhe një zonjë e rëndësishme znj.Tomris. Ato vendosin të shkojnë në festë. Merve takon znj.Tomris dhe e fton në festë. Znj.Tomris nuk i jep fjalën që do shkojë por Merve nuk i ndahet derisa ajo të pranojë. Arzu humb një klient dhe mërzitet. Mehmet shkon në shtëpinë e Arzus dhe nxehet kur gjen Enverin. Mehmet përzë Enverin. Rikthimi i Merves tensionon Pelinin. Merve organizon festën dhe thërret Serhanin. Serhan nxehet me Merven që i merr vendimet pa e pyetur.

Serhan arrin të kthejë klientët. Në festë shkon edhe znj.Tomris. Në festën e Arzus nuk shkon askush. Arzu shkon në shtëpi e dëshpëruar. Ajo qan në krahët e Mehmetit. Mehmet i thotë Arzus se është penduar dhe i kërkon falje. Ai e puth Arzun por ajo e refuzon dhe i kërkon të largohet. Serhan dhe Merve bëjnë sherr pas festës. Serhan i bërtet Merves pasi ajo nuk e dëgjon fjalën e tij. Merve mendon se ka bërë gjënë e duhur. Oja zhvendoset në një klinikë të re dhe merr një punëtor për ta rregulluar mirëpo ai nuk e dëgjon. Serhan e ndihmon Ojan dhe bind punëtorin. Oja habitet si Serhani arriti ta zgjidhë çështjen. Serhan e pyet Ojan çfarë ka vendosur për të dy. Ajo i thotë se ka frikë. Serhan largohet i mërzitur./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu