Vrasje të vogla/ Oja mëson se Burxhu nuk është shtatzënë, ja ç’do ndodhë sot

0

Mehmet i tregon Ojas që Burxhu shkoi në klinikën e saj. Oja e kupton që Burxhu e ka gënjyer Mehmetin dhe i lë takim të dyve në klinikën e saj. Merve nxjerr një ankesë për lulet e Arzus. Merve gjen qesen e zezë me rrobat dhe i kërkon sërish Rashelit ta hedhë. Rashel e lë qesen para portës. Arzu shkon në shtëpinë e Merves dhe i kërkon llogari pse nuk mbajti anën e saj por të Burxhus. Arzu sheh qesen e zezë dhe insiston ta marrë. Arzu zbulon se brenda qeses ndodhen rrobat e Merves.

Burxhu shtiret si e sëmurë që të mos shkojë të vizitohet tek Oja. Mehmet insiston. Burxhu i lutet Ojas të mos i tregojë Mehmetit që ajo nuk është shtatzënë. Oja i jep Burxhus kohë për t’i treguar Mehmetit të vërtetën. Arzu vendos t’i tregojë Serhanit se hajduti që hyri në shtëpinë e tij ishte vetë Merve. Merve i premton Arzus se nuk do e lejojë Burxhun ta blejë shtëpinë ngjitur nëse ajo nuk i tregon Serhanit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu