Oja refuzon t’i bashkohet drekës në shtëpinë e Pelinit kur mëson se aty ndodhet Serhan. Serhan dhe Oja nuk ja ndajnë sytë njëri-tjetrit. Ata flasin me nënkuptime gjatë bisedës në tavolinë. Pelin i tregon Ojas se Serhan u kthye në shtëpi pasi Merve i bëri një lojë. Oja vendos të mbajë qesen. Pelin e fotografon Ojan me qesen dhe ja çon foton Merves. Merve nxehet kur sheh foton dhe shkon në shtëpinë e Ojas për t’i kërkuar qesen.
Merve kërcënon Ojan por ajo i tregon se nuk e ka frikë. Oja ia jep vetë qesen Merves dhe e përzë. Merve shkon në shtëpi duke qarë. Ajo djeg qesen me rrobat dhe vendos të hakmerret. Merve ia shet një mikeshe shtëpinë që donte Burxhu. Burxhu nxehet kur e mëson këtë. Merve hakmerret edhe ndaj Arzus duke anuluar ekskursionin e shkollës së Nilajit. Pelinit i ndalohet të hyjë në qendrën estetike për shkak të Merves. Serhan i jep Merves letrat e divorcit. /revistawho.com