Pelin shkon për vizitë tek Oja dhe i tregon që edhe ajo tentoi vetëvrasjen. Oja e kupton se Pelin e ka sajuar vetëvrasjen. Pelin e pyet Ojan për Serhanin pasi e ka kuptuar që mes tyre ka diçka. Pelin largohet pa i dhënë sqarim Ojas. Oja dyshon se Pelin e di për lidhjen e tyre. Merve njofton Serhanin se zonja Tomris do vijë për darkë. Serhan i thotë se është i zënë dhe nuk do shkojë. Arzu zihet me një shofer në rrugë për një vend parkimi. Mehmet i dërgon një dhuratë Arzus për punën e re. Mehmet i thotë Arzus se është penduar dhe i kërkon të ribashkohen. Pelin fton Arzun dhe Ojan për një natë vajzash.
Merve detyron Serhanin të shkojë në shtëpi për të drekuar me zonjën Tomris. Arzu dhe Pelin i kërkojnë falje Ojas për të shkuarën. Oja i thotë se e meritonin hakmarrjen. Arzu i tregon Ojas dhe Pelinit që Mehmeti kërkon të rikthehet me të. Mehmet del për darkë me Burxhun dhe planifikon që të ndahet nga ajo. Ai nuk arrin dot të ndahet pasi Burxhu i shpreh dashurinë dhe i thotë se nuk jeton dot pa të. Merve shtiret e lumtur para zonjës Tomris dhe përpiqet të tregojë që ajo dhe Serhan kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Serhan vendos t’i tregojë zonjës Tomris se ai dhe Merve po ndahen. Merve e ndalon Serhanin sa herë ai përpiqet t’i tregojë zonjës Tomris. Pelin i kërkon Ojas të flasë për jetën private por nuk arrin të mësojë gjë. /revistawho.com