Pelin me ndihmën e Ojas largohet nga darka me Tajlanin dhe shkon në jahtin e Emres. Ai i kërkon Pelinit të bashkohen. Mehmet shkon në jaht dhe plagos me thikë Emren për t’u hakmarrë. Pelin e gjen Emren të plagosur dhe sheh Mehmetin duke u larguar me vrap. Ajo telefonon Ojan për t’i kërkuar ndihmë.
Oja lë pacienten dhe niset për tek Pelin. Oja i bërtet Pelinit që nuk ka lajmëruar ambulancën sepse gjendja e Emres është e rëndë. Pelin dhe Oja e dërgojnë Emren në spital. Oja kërkon ndihmën e një doktori. Pelin lutet që Emre të shpëtojë. Oja kërkon të dijë nga Pelin çfarë ka ndodhur. Pelin nuk pranon t’i tregojë. Oja i thotë se do i tregojë policisë. Pelin detyrohet t’i tregojë Ojas për të shkuarën e saj me Emren. Oja dyshon se mes Pelinit dhe Emres ka ende diçka. Pelin i tregon se u takua me Emren për të shpëtuar martesën e saj dhe se Burxhu e kërcënon për ta larguar nga Sarmashëk. Pelin kthehet në shtëpi me Ojan dhe e gënjen Tajlanin duke i thënë se po kujdesej për Denizin. Emre i tregon Ojas se Mehmet mendon që ai ka vrarë Arzun. Ai i tregon gjithashtu se Arzu tentoi ta vriste. Oja shkon të bisedojë me Mehmetin dhe i tregon që di gjithçka. Ajo e siguron që Emre nuk ka qenë vrasësi i Arzus. Mehmet dyshon se Oja ka vrarë Arzun./revistawho.com