Vrasje të vogla/ Burxhu fut në sherr Merven, Pelinin dhe Arzun, ja ç’do ndodhë sot

0

Arzu justifikohet tek Pelin për takimin me Merven. Pelin i tregon Arzus se Merve dhe Serhan po ndahen. Burxhu i kërkon ndihmë Merves për të hequr qafe Ojan. Merve premton se do e ndihmojë nëse Burxhu merr në shtëpinë e Arzus një qese të zezë plehrash. Burxhu refuzon dhe Merve vendos mos ta ndihmojë me shtëpinë. Burxhu detyrohet të pranojë dhe Merve shtiret sikur do telefonojë Nihalin për t’i thënë se shtëpia është e Burxhus.

Burxhu hyn fshehurazi në shtëpinë e Arzus dhe arrin ta gjejë qesen e plehrave. Ajo përballet me Nihalin dhe mëson se Merve nuk ka folur me të. Burxhu e çon qesen e plehrave tek Pelini dhe i kërkon ta ndihmojë të heqë qafe Ojan. Burxhu i thotë Merves se nuk e gjeti qesen. Merve shkon në shtëpinë e Arzus dhe i kërkon qesen. Arzu kërkon për qesen por nuk e gjen. Merve merr një mesazh nga Pelin e cila i tregon se qesja ndodhet në duart e saj. Merve akuzon Arzun se ja ka dhënë qesen Pelinit. Arzu mendon se Pelin ka hyrë në shtëpinë e saj për të marrë qesen. Merve kupton që të gjithë këtë e ka bërë Burxhu. Arzu shkon në shtëpinë e Pelinit dhe e akuzon se ka vjedhur qesen. Pelin i tregon Arzus se Merve futi Burxhun në shtëpinë e saj për të vjedhur qesen. Tajlan, Mehmet dhe Serhan bëjnë një barbekju./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu