Burxhu i dërgon një mesazh estetistes ku i tregon që është shtatzënë dhe shtiret sikur e dërgoi gabimisht. Të gjithë gratë e Sarmashëkut mësojnë se Burxhu është shtatzënë. Arzu kalon në krizë kur mëson se të gjitha gratë e kanë marr vesh. Merve dhe Pelin telefonojnë Burxhun dhe e ftojnë për të biseduar. Oja është e vetmja që mban anën e Arzus.
Burxhu vendos të shkojë tek Merve. Pelin e kupton që Burxhu ka zgjedhur Merven dhe vendos të mbajë anën e Arzus. Burxhu i tregon Merves që ka vendosur të zhvendoset në Sarmashëk. Merve i tregon që në Sarmashëk ndodhet një shtëpi në shitje pranë shtëpisë së Arzus. Pelin i thotë Arzus se Burxhu do marrë shtëpinë ngjitur saj. Oja vendos ta marrë shtëpinë për mikeshën e saj Inxhi. Edip telefonon Merven dhe i tregon që do qëndrojë në Sarmashëk. Serhan ia bën të qartë Merves se do qëndrojë vetëm për pak ditë në shtëpi. Oja dhe Inxhi shkojnë të shohin shtëpinë dhe përballen me Merven dhe Burxhun. Merve dhe Oja i hedhin kunja njëri-tjetrit. Inxhi e pëlqen shumë shtëpinë dhe vendos ta blejë./revistawho.com