Burxhu i kërkon llogari Mehmetit dhe dyshon se ai e tradhëton. Mehmet i tregon se ndodhej në shtëpinë e Arzus për të kaluar kohë me fëmijët. Burxhu lehtësohet dhe i thotë se për të nuk është problem. Mehmet i thotë se është i detyruar të shkojë shpesh në shtëpinë e Arzus. Arzu mëson se Nilaj i ka telefonuar Mehmetit dhe i ka treguar se Enver ndodhej në shtëpinë e tyre. Arzu i shpjegon Nilajit se mes saj dhe Mehmetit ka marrë fund.
Oja shkon në shkollën e djalit të Edipit dhe e pyet në cilin shtet do shkojnë. Ai i tregon që do ndryshojnë emrat dhe i jep një të dhënë. Oja i tregon prokurorit se ata do shkojnë në Gjermani. Rëza bën plan që së bashku me Merven dhe Milën të shkojnë në Tajlandë. Në mëngjes Rëzain e arr*stojnë karabinierët. Rëza habitet kur kupton se këtë ja bëri Merve. Serhan përballet me Rëzain në gjykatë. Rëza dhe Galip dënohen me burg ndërsa Serhan shpallet i pafajshëm.
Serhan e lë të mendohet për një përgjigje. Merve mëson se Serhan i ka humbur klientët dhe Arzu ka hapur kompani. Serhan vendos të largohet nga shtëpia. Merve takohet me Arzun dhe i thotë se Serhan do i marrë sërish klientët. Arzu e sfidon. Edip bëhet pronar i kafenesë së rezidencës për të qëndruar më pranë Ojas. Oja i tregon Edipit se është shumë e lumtur pasi Serhan i shprehu dashurinë. Merve arrin t’i kthejë sërish mikeshat e saj.
Merve i fton mikeshat në festën që do mbajë për rikthimin e Serhanit por ato nuk pranojnë pasi bashkëshortët e tyre i mbajnë ende inat Serhanit. Merve i tregon mikeshave se në festë do të jetë edhe një zonjë e rëndësishme znj.Tomris. Ato vendosin të shkojnë në festë.