Votimet e kriminelëve të 30 Qershorit. Iku edhe Kajmaku Nr, 2/ Neser sulm për Kajmakun Nr.3.. Pastaj kemi dy Kajmakë të tjerë!

0

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, pasi anëtarët e KQZ shqyrtuan çështjen e Kajmakut, i cili akuzohet se ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin në Greqi për falsifikim parash.

Në fjalën e tij në mbledhje, avokati kërkoi nga KQZ konfirmimin e Agim Kajmakut në detyrë dhe lejimin e tij për ta ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Vorës, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga KQZ, e cila ka vendosur në mënyrë unanime heqjen e madatit të kryebashkiakut për Kajmakun.

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

Fillimisht, Agim Kajmaku i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimit nga Prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur më 30 qershor, që largohet nga detyra pas akuzave të opozitës, pasi i pari ishte Valdrin Pjetri i Shkodrës, i cili dha dorërheqjen pasi u akuzua nga opozita se ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Burime të sigiurta thone se që neser PD përmes Gazmend Bardhit do sjellin dokumentat për shkarkimin e Kajmakut Nr. 3 dhe direkt do nisin me pastaj me 2 Kajmakë të tjerë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu