7.5 C
Tirana
E martë, 10 Mars 2026
BallinaLajmeVODEO-SKANDAL/ Mjekët 30 minuta në rresht për t’i bërë qokën Ramës, pacientët...

VODEO-SKANDAL/ Mjekët 30 minuta në rresht për t’i bërë qokën Ramës, pacientët braktisen në spital

Date:

Related stories

Institucionet e Kosovës, peng i kalkulimeve politike

Shkruan Zef Ndreka Kriza e fundit institucionale në Kosovë po...

Linda Rama, 6 orë në pyetje nga zyrtarë të Departamentit amerikan të Drejtësisë

Shkruan Arben Llangozi Sipas disa burimeve të sigurta e kofidenciale,...

Semiotika e këngëtarit të ri Glerdit Turmetaj, me identitet artistik ne skenen muzikore shqiptare

Studim nga Qamil Gjyrezi Kengetari Glerdit Turmetaj, fitues ne Festivalin...

Kush “e vrau” Elisa Spiropalin?!

Shkruan Irena Beqiraj Në verën e vitit 1942, Winston Churchill...

Nga Llakatundi në Harvard: Një Mirënjohje për Ditën e Dijes

Shkruan Arben Malaj Në këtë ditë dedikuar dijes, përulem me...
spot_img

Shefi i qeverisë, Edi Rama zgjodhi ditën e krishtlindjeve për të uruar mjekët dhe infermierët e spitalit infektiv i kthyer tashmë në covid-1.

Për rreth 30 minuta, Rama i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, realizoi një ‘film’ të shkurtër, personazhe të të cilit bëri edhe mjekët e infermierët, të cilët i shkëputi nga puna dhe i detyroi të rreshtoheshin para tij dhe ta dëgjonin me vëmendje.

Gjithçka u transmetua nga ERTV dhe më pas u shpërnda nëpër televizione.

Rama ishte kujdesur që mjekëve dhe infermierëve tu bënte edhe dhurata. Me vete kishte marr edhe lulen simbol të Krishtlindjeve.

E ndërkohë që ai mbante fjalimin para mjekeve dhe inferemierëve, në dhomat e spitalit infektiv, 130 paciantë luftojnë me sëmundjen e rëndë dhe për të paktën 30 minuta u lanë në vetminë e tyre.

Grupi i mjekëve dhe infermierëve ishte porositur të përgatiteshin ashtu si i ka hije për të pritur kreun e qeverisë.

LEXO EDHE  PD akuza Veliajt: Po abuzon me taksën e arsimit

Të gjithë në rresht, dëgjuan me vëmendje deklaratat e tij lidhur me punën e mirë që po bën për të luftuar koronavirusin, i njoftoi mjekët se ata do të jenë të parët që do të marrin vaksinën sapo ajo të mbërrijë, sikundër tha në afatin më të afërt dhe se pasi të përfundonte lufta e ftohtë me pandeminë do të prishte spitalin infektiv për të ndërtuar një të ri.

Edhe Rama nga ana e tij ishte kujdesuar që çdo gjë të shkonte si duhej. I falenderoi mjekët dhe infermierët, por në fund, pas 30 minutash fjalim ai nuk përshëndeti asnjë prej tyre.

E ndërsa Rama u largua, mjekët dhe infermierët u kujdesën të merrnin dhuratat e bëra gati nga kryeministri për festa dhe në fund ta mbyllnin me një fotografi.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu