Vladimir Putini merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

0

Një traktor ishte një nga dhuratat më të çuditshme për ditëlindjen e Vladimir Putin. Kreu i Kremlinit mbushi 70 vjet këtë të premte. Traktori iu dhurua nga aleati i tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Vendi i tij krenohet me një traktor që prodhohet në vendin e tij. Lukashenko e konfirmon lajmin teksa vizitoi qytetin e lindjes së mikut të tij, Shën Petersburg. Aleatët e tij i bënë lëvdata dhe dhurata njeriut që ka udhëhequr Rusinë për më shumë se dy dekada.

Lukashenko, i quajtur si “diktatori i fundit” i Evropës pasi ka qenë në pushtet edhe më gjatë se lideri rus (që nga viti 1994) dhe administrata e të cilit është gjithashtu nën sanksionet perëndimore, shkoi në Shën Petersburg me një certifikatë dhuratë për automjetin e prodhuar në Bjellorusi. “Minsk Tractor Works” është flamuri i industrisë bjelloruse. Nuk është e qartë se si Putin e priti këtë dhuratë përpara malit me pjepra dhe shalqinj të dhuruara nga Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Vladimir Putin është parë shpesh në drejtimin e traktorëve. Nuk munguan as lëvdatat. Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill foli për “transformimin e imazhit të Rusisë, forcimin e sovranitetit dhe aftësisë së saj mbrojtëse dhe mbrojtjen e interesave të saj kombëtare”. “Patrioti numër një në botë” e quajti Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Çeçenisë i mbështetur nga Moska. Edhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un e përgëzoi Putin për “dërrmimin e sfidave dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara”.

Në krahun tjetër armiqtë e Putinit shfrytëzuan rastin për ta përshkruar si “një kriminel lufte që përpiqet të shkatërrojë një vend tjetër, duke shkatërruar vendin e tij”. Ndërsa në kryeqytetin çek, Pragë, demonstruesit tallën me një statujë gjigante. Ajo e prezantonte atë si një perandor lakuriq. Të ulur në një tualet të artë.

Putini merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

Putini merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

Putini merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

Putini merr një traktor si dhuratë për ditëlindje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu