Vladimir Putin deklaron se nuk ka nevojë për sulme të tjera masive ajrore në Ukrainë

0

Pas tetë muajve luftë në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin, duket se ka zbutur qëndrimet.

Ai është shprehur se nuk sheh nevojë për të vazhduar sulmet masive ajrore. Sipas Putin mobilizimi i trupave ushtarake për luftën në Ukrainë do të përfundojë brenda dy javësh.

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 14 tetor, Putin ka thënë se Rusia ka pasur gatishmëri për të vazhduar bisedimet për t’i dhënë fund të luftës, ndonëse ato duhet të mbahen përmes një ndërmjetësuesi ndërkombëtar, nëse në tavolinë do të jetë edhe pala ukrainase.

Putin – i cili ka thënë se do të ishte gati për të përdorur edhe armën bërthamore për të mbrojtur “integritetin territorial” të Rusisë – ka paralajmëruar për një “katastrofë globale” në rast të përleshjes së drejtpërdrejtë në mes të trupave të NATO-s dhe Rusisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu