Vjosa Osmani që s’ka vjedhur si të tjerët, jeton thjeshtë , në varfëri, në shtëpinë e prindërve të burrit …

0

Ajo që tashmë është lajm i ditës kudo ka shqiptarë, Vjosa Osmani, ka disa muaj që gjumin e bënë në Gjilan, e jo në Prishtinë.

Ajo së bashku me dy vajzat dhe bashkëshortin, Prindonin (Sadriu), jetojnë në një lagje të njohur, në shtëpinë e prindërve të këtij të fundit dhe edhe pse kishte funksione të larta nuk jetonte në luks si të tjerët.

Indeksonline ka xhiruar disa pamje te eskortës e cila e shoqëronte kryeparlamentaren drejt Gjilanit.

Ndonëse ishte raportuar, në disa rrjete sociale, se Osmani përcillet nga shumë vetura të Policisë, ndryshe del të jetë e vërteta.

Vlen të theksohet se Osmani në pronësi ka vetëm një banesë të vogël në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu