Shkruan Sokol Pepushaj
Kriminelët e hajdutët s’janë ata që ishin. U kanë rënë “puplat”. E dinë edhe ata vetë se kudo kanë fshehur gjënë e vjedhur, ka hyrë edhe përgjimi, investigimi. Ndihet “aromë” burgu, konfiskimi.
Aroma”, “shije”, deri “sinoptika”. Orientojnë ndryeshueshmëritë sipas Yuri Kim.
Skandaloze janë efektet që përcjellin gjëndje të dhimshme, deri në mjerim, për hajdutët.
Sa here “kthjellohet” apo “tallazohet” fejsbuku i Yuri Kim, mediat, që rrinë gati “pas murit”, me sy në “thep të shqetësimit”, lajmërojnë gjëndjen e “sinoptikës” për hajdutët.
Duket haptas, se sa here Departamenti i Shtetit, apo ambasada, ngrejnë pak presionin për arrestimin e atyre të “non-gratës” dhe gjithë hajdutëve të tjerë, këtyre, u meket zëri, skuqen deri tek veshët dhe “hungërijnë” nga një studio në tjetren, kundër amerikës e deri në mbrojtje të Sali Berishës.
Se kjo dihet, iku Saliu, ikin të gjithë.
Edhe kur vuan Saliu, vuajnë të gjithë. Këto ditë, në këtë gjëndje janë, në ankth. Dhe mirë e kanë. Vetë këta e kanë sakatosur “ambientin” e ekonomisë, me vjedhje e grabitje masive. Nga Vermoshi, në Konispol. Fakt janë pasuritë që shihen me sy të lirë. Ato që s’shihen, ani pse janë më shumë, ani pse janë bankave apo jashtë Shqipërisë, se perceptimin popullor, nuk ua ndërrojnë; hajdutë se hajdutë njiheni.
Jo ne, por as Pëllumb Pipero, nuk e vë pikën mbi i për një tip”virusi” vuajtjesh të hajdutëve para arrestimit.
Plarent Nreca, një tip hajdut-opinionisti, përpiqet ta pagëzojë “art”, atë, atë ç’po ndodh.
“Djegia” nën “vullkanin” e presionit të Yuri Kim-it, është “virusi” që nuk ka ç’i bën maska e Piperos. Maska e Piperos po, ndikoi pak në tjetersim vote, kur ndaloi të ardhurit nga jashtë Shqipërisë, të votojnë më 25 prill për parlamentin e ri.
Kurse këtë “llavën art”, ku “djeg” edhe një Edi Ramë apo Petro Koç me ngrysje vetullash apo ngritje zëri, ky tipi Plarent Nrec , e shpjegon me “shpërthime vullkane” apo “ngrirje akullnajash”, jo shumë lart, si me thënë në “Majat e vjedhjes”.
Pra moti i keq, le të kapë hajdutët e këqinj.
Hajdutët e vegjël, thonë Rama, Ndreca, Koçi e Peza, do ishte mirë të “thereshin” si “kurbane” në “sheshin” e drejtësisë.
Po, ç’thotë Amerika?
Kuptohet nga gjithkush. Saliu le të niset për në parlament, Saliun le ta duartrokasin fort demokratët, edhe para kamerave në Kuvendin e madh të PD-së, por ai në shtator, s’mund të ulet në ndenjësen e ligjbërësit.
As Saliu, as një tjetër hajdut, i këtij soji, si me thënë, asnjë tip “non-grate” apo “marke” Fatmir Mediu, nuk mund të bëjnë ligje.
Pas tyre janë “prerje” të tjera.
Vjeshtë Burgu/ Pas çdo hajduti, ka një Yuri Kim./Pamfleti