Vitali Klichkov merr armën për Kievin në 2022, Lorenc Luka fshehej në barrnavekë më 1997 duke lënë Shkodrën!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Vitali Klichkov boksieri me famë botërore, kryetari i Bashkisë së Kievit sëbashku me presidentin Zelensky kanë marrë armën për të mbrojtur tokën, vendin dhe fëmijët ukrainas. Heroika patriotike e liderit, ndez heroizmin individual të qytetarëve dhe krijon heroikën kombëtare në Ukrainë. Kjo po ndodh në Ukrainë me Zelensky-n dhe Klichkov që tani u kthyen në figura botërore. Bota po sheh se si, një popull trim dhe paqedashës si ukrainasit do të shpëtojnë edhe Rusinë por edhe botën nga një çerdhe banditeske putiniane.
Modeli i politikanëve ukrainas është në antitezë të plotë me ngjarjet politike në Shqipëri në këta 30 vite.Në vitin 1997 ish-kryetari i PD-së dhe i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka, volejbollisti mediokerr fshihej në Itali duke gënjyer se ishte tek halla në Elbasan duke lënë Shkodrën , kurse kolegu i tij në “Shtëpinë e Lirisë” Arben Imami gjuante me mitraloz institucionet e shtetit.
Në vitin 2022 “Babai i tyre shpirtërorë” Sali Berisha sulmonte selinë e PD-së me vare, cekica, molotov dhe bënte thirrje për revolucion. A mund të krahasohen modelet politike në Shqipëri të djathtë dhe të majtë që i kanë bërë një dëm të madh vendit, me firmat piramidale, revolucionin e 1997, 14 Shtatorin, protestat e dhunshme të 21 Janarit dhe sulmet para PD-së në Janar 2022 me udhëheqësit ukrainas?!
Nëse politikanët ukrainas po rrokin armët për të mbrojtur tokën e tyre dhe institucionet e shtetit të tyre, modelet politike në këta 30 vite kanë sulmuar institucionet e shtetit të tyre thjesht për interesa personale, familjare, pasurore dhe politike.
Sot Berisha, Luka dhe Imami i janë kundërvënë PD-së legjitime dhe Zoti Basha vetëm për intersat e tyre dhe të familjeve të tyre. Të gjithë këta politikanë të dështuar do të mbeten jo vetëm në analet e DASH, amerikan por edhe në historinë politike në Shqipëri, si shkatërrimtarë të demokracisë dhe isntitucioneve shtetërore dhe papergjegjshmerise per Shkodren dhe Shqiperine. Menatliteti i politikanëve ukraianas është i lidhur me kulturën dhe dashurinë për këtë shtet të vjetër dhe të pavarur dhe është në kontraditë të madhe me veprimet e politikanëve tanë që punojnë vetëm për vehte dhe familjet e tyre.
Fenomeni Zelenski dhe Klichkov ka ngjarë edhe në historinë e Shqipërisë dhe Kosovë për mbrojtjen e demokraci dhe ruajtjen e tokës arbnore dhe dardane. Po kujtoj luftën për Mbrojtjen e Shkodrës, Koplikut në vitin 1921 kur ish-prefekti i Shkodres Sulco Beg Bushati, Rasim Gjyrezi dhe shumë patriotë dhe nacionalistë nga Shkodra dhe Malësia e madhe kanë rrokur armët për të mbrojtur Shkodrën dhe pavarësinë e Shqipërisë. Sot të gjithë ndihemi krenarë për Ukrainën, politikanet dhe popullin ukrainas dhe duhet të mbrojmë vlerat e demokracisë dhe tokën tonë arbërore, nese eshte nevoja edhe me armë!.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu