Virusi iku se e dëboi Edi, pranvera erdhi se e solli Edi!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Të përpiqesh sot të përkufizosh me një fjali të vetme shqetësimin e pushtetit për Coronavirusin, ngjan sikur t’i thuash Rudina Hajdarit, se si do ta krijojë kabinetin qeveritar pasi Edi Rama të mos jetë në pushtet.

Nuk tingëllon krejt absurde kjo pyetje, pasi Rudina drejton opozitën parlamentare sot, apo jo?

Pastaj, shikoni kë kemi në ballë të punëve me përgjgjësi. Opozita parlamentare zihet me opozitën joparlamentare, se cila çon zërin më lart që t’i dëgjojë Edi Rama e të mos i injorojë fare, duke bërë sikur gjysmës së tyre nuk ua bashkon dot fytyrën me emrin.

Në këtë sjellje futet edhe pasuria. Normale. Të gjithë kanë vjedhur, të gjithë i tmerron drejtësia e pritshme dhe e kërkueshme nga të gjithë shqiptarët.

Sot, asnjë politikan e pushtetar nuk e shqetëson virusi, por e shqetëson Vetting-u.

Tritan Shehu e Pëllumb Pipero kur zihen për “vaksinat” e kundërta që sugjerojnë, nuk e kanë hallin tek lëngata që po ikën vetë.

Pikërisht normalizimi i marëdhënjeve të njeriut me jetesën e natyrën, i ka nxirë fytyrat e gjithë hajdutëve shqiptarë. Ata duan mjergull që të mund të shtyjnë vettingun edhe ca, çka don të thotë, të shtyjnë burgun me shpresën se do të fitojnë kohë për të gjetur mëpastaj ndonjë azil nga Rusia, Turqia, Arabia, Kina etj.

Fillim-fundi i virusit, është fillimin-fundi i hajdutëvë.

Tritan Shehu dhe Pëllumb Pipero këto ditë flenë e zgjohen me coronavirus në gojë .

Ishin të qetë, në një mëndje, mbështetnin njëri-tjetrin sa kohë nuk e besonim se jeta do normalizihej kaq natyrshëm e kaq shpejt. Por u tërbuan të dy, si me magji.

Ndërkohë që njerëzia e Globit po kalon në zonën e gjelbërt, këtyre po u shkon tensioni afër hemoragjisë. Kërkojnë anarshi dhe duan ta lidhin nyjen deri në pazgjidhshmëri. Ka mjeshtra të nyjeve gordiane gjithmonë në Shqipëri. I lidhin ligësitë deri në zëmërata, tensione, beteja protestash, ku edhe kanë përvojë të vrasin njerëz në bulevard. Ka ndodhë më 1991, më 1997, më 2011. Si periudhë kohore, u ngjan në kohë një rrëmujë e mundshme. Presidenti e ka lajmëruar sa herë. Edhe kryeministri duket gati. Edhe të tjerët, nuk janë thjeshtë ushtarë pa përvojë.

Po shfrytëzohet koha kur shqiptarët janë të lodhur. Janë të mbyllur brënda dhe pa bukë goje.

Tritan Shehu u thërret të vetëve se ka zbuluar vaksinën anti-virus. Edhe Pëllumb Pipero po ashtu. Të dy i referohen shkencave, të dy janë diametralisht të kundërt. Të dy kërkojnë vetëm acarim situate dhe përplasje fallco, pikërisht që të shtyjnë fundin e hajdutëve. Pra, të spostojnë vëmëndjen nga SPAK-u dhe Vetting-u që nisin punën normalisht, madje me intensitet, këto ditë.

Populli i mban veshët hapur, shteti i mbyll.

Edi Rama i njeh nga afër të dy këta zëra dhe normalisht i intereson zhurma, nxitja drejt moskuptimit, drejt acarimit e ndoshta edhe daljes shesheve.

Tritan Shehu, ish Shefi i anestezi-reanimacionit, Themelues i PD-së dhe ish kryetar i saj, deputet, ish zv/kryeministër e Ministër i Punëve të Jashtme, bën zhurmuesin që të turbullojë sa të mundet situatën. Tritani e njeh mirë kohën e kallashnikovit në vitin 1997, ndaj barkthatët gënjehen lehtë.

Rama është finok. E di se Shehu ka qënë dhe është ende, një nga shtyllat e forta të shtetit. Duke qënë shtyllë, është edhe hu, apo jo?

Pikërisht si “pykë”, shantazhon fort, dhe vjen çasti ta ngulë hurin e shkencës nëpër kronikat e të gjitha televizioneve: “Ilaçi” kundër virusit, thotë, se është pikërisht antivaksina Pipero-Rama.

Mësimet e tij vijnë bio, ashtu siç ishin qyshse njeriu erdhi në këtë tokë.

Pikërisht pozicioni gjeografik i favorshem, thotë Shehu, siç quhet “helio e hidro terapi”, plazhe, parqe, shëtitje buzë lumenjve, liqeneve, nëpër pyje, është vaksina që mbështet opozita dhe i themi virusit ik.

Pëllumb Pipero nuk është në këtë “varkë”

Pipero ngjan diçka interesant në retorikën e tij.

Ky tip virusi, si me thënë rrugët aspiratore, na qënka zbuluar nga një “stërgjysh” i Piperos para 3500 vitesh.

“Papirusi Ebers” që gati tingëllon si Pipero, fiks 1500 vjet para Krishtit, na del në mjekësinë e Egjiptit të Lashtë.

Po Papirus ishte manual mjekësie. Manual është edhe Pipero, manual është edhe Shehu. Ndryshimi është se çuditërisht nuk përfaqësojnë studime mjekësie, por interesa përplasjesh.

Manuali egjiptian duket se flet për ne sot.

“Kur mjeku vëndos gishtin në një pjesë të trupit, ai prek zemrën, sepse ajo, në sajë të arterieve, futet në të gjitha gjymtyrët. I sëmuri është mirë të rrijë i shtrirë”.

Teoria e arterieve ka luajur rol vëndimtar në mjekësinë e globit përgjatë shekujve.

Intubimi endotrakeal sot, ngjan me “dorën” e mjekut që përmes tubave e çon oksigjenin tek mushkërintë.

Pipero, është me “vaksinën” e karantinës, qëndrimin në shtëpi, kurse Shehu me të kunërtën, thjeshtë dalje në natyrë e shëtitje për shtatë palë qefe, ku të dojë e si të dojë njeriu.

Kjo sjellje qesharake, don t’u thotë shqiptarëve, tashmë vërtetë të lodhur, se Virusi iku se e dëboi Edi, pranvera erdhi se e solli Edi!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu