Vidhte brekë dhe sytjena grashë, policia e arreston

0

Policia në Japoni ka arrestuar një person nën dyshimin se ka vjedhur 730 mbathje e sytjena grash nga lavanderitë, pasi një studente 21-vjeçare lajmëroi autoritetet se gjashtë palë të brendshme të saj ishin zhdukur.

Autoritetet në qytetin jugor japonez të Beppu bastisën shtëpinë e 56-vjeçarit Tetsuo Urata në fund të gushtit dhe u thanë mediave se ‘kanë bllokuar një numër të madh mbathjesh e veshje të tjera të brendshme në vite’.

Policia gjeti 730 copë të brendshme femrash gjatë kontrollit, të cilat pasuan akuzat ndaj Tetsuo nga një studente 21-vjeçare e kolegjit. Ajo i tha policisë Tetsuo kishte vjedhur gjashtë palë të brendshme të saj në një lavanderi më 24 gusht.

I akuzuari thuhet se ka pranuar se ka vjedhur sasinë e madhe të të brendshmeve të gjetura në pronën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu