VIDEO/ Vrasja nga djali i Metës, Sali Berisha: Krim i shëmtuar, soji i kriminelëve të pushtetit

0

Sali Berisha ka reaguar për krimin e rëndë në Vlorë. Ish-kryeministri e ka konsideruar si “krim të shëmtuar” vrasjen e inxhinierit Armando Meshau nga Rei Meta djali i anëtares së KLP. Sipas Berishës djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta përfaqëson fytyrën e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

“Krim i shëmtuar! Rei Meta djali i anëtares së KLP, Nurihan Meta sekser i merr jetën inxhinierit Armando Meshau. Miq, në Vlorë 33 vjeçari Rei Meta, një sekser gjobvënës me emër, në një akt të shëmtuar kriminal i mori jetën me grushte në një kancelari në Vlorë, inxhinierit Armando Meshau.

Ky sekser që i kishte premtuar inxhinierit se do ti zgjidhte nëpërmjet nënës se tij një çeshtje pronësie kundrejt shpërblimit me një apartament. Vrasësi është djali i anëtares së KLP Nurihan Meta dhe përfaqëson sojin e kriminelëve të pushtetit për të cilët ligji nuk ekziston.

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Meshau dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe kërkoj dënimin më të rreptë të vrasësit”, shkruan Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu