VIDEO/ Pëlcet protesta e veteranëve të UÇK në Prishtinë, numër i madh pjesëmarrësish

0

Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste të mospërfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatës së veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar që janë anashkaluar. Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.

“Edhe veterani i luftës së UÇK-së ka familje, dhe nuk mund të jetojë me 170€. Lufta e tij ua ka mundësuar që të uleni në kolltuqe – ka shkruar Klinaku në Fb. – Prandaj, të hënën me datë 6 qershor 2022 prej orës 10:00, para Kuvendit të Kosovës, protesto kundër shkeljes së të drejtave të tij.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu