Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

0

Mbrëmjen e sotme është mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” koncerti “The Alpha Show” i reperit Rigels Rajku, i njohur për të gjithë shqiptarët si Noizy.

Por duket se organizimi i koncertit nuk ka shkuar në mënyrën më perfektë të mundshme, pasi është shkëputur për disa momente energjia elektrike.

Në një video të publikuar, turma dëgjohet duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Reperi  i njohur ka ftuar rreth 40 artistë vendas dhe të huaj në koncertin që pretendohet të jetë më i madhi i rrymës Hip-Hop që është zhvilluar në Shqipëri, ndërsa do të këndojë për herë të parë edhe Stresi pas “rilindjes” së miqësisë midis tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu