Pas gafës para nisjes së emisionit që bënte propagandën e inceneratorëve, “Top Story”-n, ku tregoi se nuk e kishte idenë se kur ishte themeluar televizioni në të cilin do të punojë, Grida Duma është bërë sërish meme në rrjetet sociale.
Këtë herë për “faj” të një mize. Kamerat kapën mizën që sillej dhe qëndroi në flokët e Grida Dumës, e cila ishte përgatitur mjaft mirë që emisionin e parë t’ia kushtonte vetes.
Ky moment ka shfrenuar fantazinë dhe imagjinatën e ndjekësve, të cilët kanë krijuar një video të montuar me tre protagonistë, kryeministrin Edi Rama, deputetin Ervin Salianji dhe ish deputeten në rolin e moderatores Grida Duma.
Videoja nis me mizën në kokën e Grida Dumës, vijon me batutën e kryeministrit Rama, i cili krahasoi Salianjin duke iu drejtuar “je si miza në të ndenjurat e kalit”