Një video ku tregon një xhirim të çmendur gomash përpara një komisariati policie, po bën xhiron e rrjetit orët e fundit. Videoja është publikuar nga faqja “RichKids” në Instagram, ku tregohet se si një automjet i llojit “Benz AMG”, xhiron gomat si i çmendur dhe bën ‘drift‘ përpara Komisariatit të Policisë nr.6 në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Pa ju trembur syri fare, djemtë e pasur e të fortë të Tiranës sfidojnë policinë dhe bëjnë manovra të palejueshme në rrugë, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarëve. Nuk dihet personi që e drejton këtë mjet, por me siguri pas tij fshihet një i ri i apasionuar pas adrenalinës, për të cilën guxon të sfidojë edhe shtetin. “Rrimë sipër shtetit,”– shkruhet krah videos së publikuar






