Video e kryebashkiakut që ja rrasë kokainë/ Ja çfarë u deklaroi gazetari me përvojë Artan Hoxha prokurorëve të SPAK-ut

0
Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij.

Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika.

Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si ‘Babale 2’, apo ‘Babale 3’.

‘Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë.

I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve.

LEXO EDHE  VIDEO/ Pas Ukrainës, Rama shkon në Itali: Po organizojmë…

Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre.

E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu