Kundërshtimet e opozitës për ta futur me procedurë të përshpejtuar në parlament aferën 2 miliardëshe të portit të durësit ku investitorit po i dhurohet toka e ka nxjerrë kryeministrin nga vetja. Pasi i është përgjigjur deputetëve demokratë se vendos ai sepse zgjedh procedurën që do vetë: “Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë” , dhe pasi e ka miratuar atë në kuvend me 62 vota shefi i qeverisë është hedhur me një batare sharjesh e ofendimesh për ata që kishte përballë. “Ju jeni ca të mbaruar ca të pa fytyrë” iu drejtua Rama atyre duke i quajtur si njerëz pa fe dhe pa atdhe, pa din e pa iman.
Kulmin e ofendimit e arriti ndaj deputetit Dash Sula të cilin i tha se as nuk e kupton se pse është ulur në atë karrige, duke e etiketuar si “gjel deti Peqini” (poshte).
Përgjigjen më të saktë në mes të gjithë atyre që iu përgjigjën me sharje dhe ofendime ia dha Jorida Tabaku: “Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë”, tha ajo duke përmendur se të njëjtin stik pati ndjekur kryeministri edhe kur u kapën avionët me drogë apo kur i duhej të mbronte inceneratorët.






