Vëzhguesi i ONM-prokurorit Arjan Ndoja: Hajdut, ke bërë 250 mijë € në vit. (Kaq të tjerët i kanë thërrime në fakt)

0

Prokurori, Arjan Ndoj, ndodhet në seancën dëgjimore në KPK. Ndoj ka dalë për verifikim për kriterin e figurës dhe atë të profesionalizmit.

Mësohet se gjatë seancës vëzhguesi i ONM, Teo Jacobs, i ka thënë në sy Arjan Ndojit se s’do të donte një prokuror si ai në skuadër, pasi ëlshtë hajdut dhe ka marre fund kjo gje tashme.

Sipas news 24 Jacobs, tha se është shumë i habitur se si Ndoji, deklaronte 250 mijë euro pasuri nga puna si avokat në dy vite, dhe kthehet për të ‘luftuar’ krimin. Por, siç e din çdo shqiptar, aq para për politikanet e pushtetarët janë thërrime, kusure, sipç thuhetr rëndom.

Prokurori iu kundërpërgjigj duke thënë se “plotëson të gjitha kriteret për të qenë prokuror dhe se do të donte që vëzhguesi mos të merrej me fjalë kafenesh, por të pyeste njerëzit sepse ata e njohin nga afër”.

Më tej ai tha se “nëse Jecobs do të punonte me të, do të kishte një mendim tjetër”.

“Nuk kam pyetje për ty. Atë që dua të di, pasi lexova dosjen, kur unë po përgatitesha për seancën, nëse do isha drejtues prokurorie a do të kisha ty në skuadër? Përgjigjja është jo. Kam kontrolluar deklaratën tuaj periodike. Ju keni detyrë të paraqesni deklaratë të plotë. Ju fitonit 250 mijë euro në vit nga puna si avokat. Nuk e di se sa avokatë janë në gjendje të fitonin 250 mije euro në vit. Nga vendi nga vi unë, shumë avokatë do të ishin të lumtur nëse në 2005-2007 do fitonin nga 250 mijë euro. Një prokuror në atë kohë fitonte një të dhjetën e pagës suaj si avokat.

Kam lexuar përgjigjet tuaja, ku ju thoni ‘u bëra prokuror sërish për të luftuar krimin’. Disa nga kolegët tuaj kanë hyrë me këtë devizë, por ju nuk jeni një prej tyre. Më tej, një vlerësim i përgjithshëm mbi profilin tuaj, ju jeni shumë i fokusua të shtyni kufirin e etikës dhe profesionalizmit. Ju lëviznit në shoqërinë e personave të gabuar. Ka të bëjë në shumicën e rasteve, sidomos në Shqipëri, ku qytetarët i njohin personat me të cilët ju lëvizni.

Ju thatë që personat nuk janë të dënuar. Duke thënë që ata nuk janë dënuar në një kontekst shqiptar, ku 60 për qind e prokurorëve e gjyqtarëve janë shkarkuar, të thuash “nuk janë dënuar” është argument i dobët.

Shumë njerëz kur kanë hyrë në sistem mendojnë se ky është një vend ku ata kanë më shumë të drejta së qytetarët e tjerë. Është e kundërta. Jo vetëm që je i detyruar nga ligji, por edhe nga antilogjia. Duhet të evitosh shoqërimin me persona të cilët që nga komuniteti vlerësohen si të gabuar.

Kur shikoj dosjen tuaj, mbaj parasysh këtë dhe unë besoj vërtetë se ju jeni i zgjuar dhe inteligjent dhe do të ishit aset për vendin tuaj. Por inteligjenca nuk mjafton. Duhet të keni shpirtin e prokurorit dhe kontakte të kufizuara sociale.

Një punë që të krijon pak vetmi dhe nuk je në qendër të vëmendjes, pasi profili i gjyqtarit e prokurorit është i tillë.

Kjo është arsyeja që nëse do isha kryeprokuror, nuk do të doja që ju të ishit në skuadrën time”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Prokurori Arjan Ndoj i shpëtoi një atentati në Mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku/Opinion.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu