Në rrjetet sociale kane shpërthyer dyshimet rreth nderrimit te jetes te njerit nder gazetaret me kritike kunder Edi Ramës dhe mafia qeveritare.
Por sapo ngjarja ka ngjare dhe eshte heret për dyshime. Ato do sqarohen nga specialistet.
Lajmi deri tashti eshte ky:
Sipas policisë rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, Kastrito Myftaraj, 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.
Ende nuk dihen shkaqet e vendimit ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Kastriot Myftaraj ka lindur në Korçë në vitin 1966. Ai ishte publicist, gazetar dhe analist shqiptar. Së fundmi ai bënte një emision në OraNews me titullin “Ju flet Moska”.