Vetting=u: SHBA-BE si u pastruan paratë e krimit, nuk ka zgjedhje, kryebashkiakët do jenë në burg, verifikim lejeve të ndërtimit!

0

Partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE janë shumë të shqetësuar nga pamundësia e organeve ligjzbatuese shqiptare për të parandaluar pastrimin e parave të pista në Shqipëri.

E quajtur si “parajsa” ballkanike e pastrimit të parave, miliona euro dhe dollarë të krimit, trafiqeve dhe abuzimit me pushtetin, kanë vërshuar në Shqipëri përmes marrjes së punëve publike dhe ndërtimtarisë, duke kaluar lehtë dhe “filtrin” shqiptar të organeve ligjzbatuese.

Rasti më flagrant është skandali i dy vëllezërve indianë që kërkohen nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen e pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikanë, i cili përfshin institucionet më të larta në Shqipëri.

Madje deri tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, stafi juridik i të cilit nuk ka parë asnjë letër apo dokument, por që lëshoi “ok” për pajisjen me shtetësi shqiptare të këtyre dy mashtruesve, që kanë përfituar miliona dollarë në shtetin e tyre .

Sipas mediave indiane, arrestimet e para për skandalin e “Sterling Biotech” janë kryer në nëntor të vitit 2017. Dy muaj më vonë, në janar të 2018-ës Byroja Qendrore e Hetimeve në Indi, listoi si të kërkuar dy vëllezërit, Nitin dhe Chetan Sandesara.

Por edhe pse ishte në kërkim Nitin Sandesara ia doli që një muaj më pas të merrte nënshtetësinë shqiptare, përmes një procedure të veçantë, siç informoi zyra e presidentit, në Shqipëri ata pastrimin e parave e realizuan përmes ndërtimtarisë, duke marrë leje ndërtimi për pallate në Tiranë por dhe fshatra turistike në tërë vijën bregdetare shqiptare.

Madje presidenti Meta ua kaloi “kuti postale” dhe miqve të tij në Kosovë dhe konkretisht kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin u organizua dhe një “qokë” zyrtare në Prishtinë.

Duke qënë se ndërtimi është një nga sektorët kryesorë të pastrimit të parave, tashmë që lojrat e fatit dhe kazinotë janë mbyllur, organet ligjzbatuese amerikane kanë ngritur alarmin e kërkojnë që të parandalohet ky skandal që ka përfshirë Shqipërinë.

FBI dhe ekspertët gjermanë janë instaluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, duke bërë presion të fortë për sekuestrimin e pasurive të krimit, trafiqeve dhe të abuzimit me pushtetin, pasi po pastrohen paratë e drogërave të forta dhe të krimit në Shqipëri.

Për ta, shifra prej 9.5 milionë euro e sekuestruar vitin e kaluar si pasuri e paluajtshme dhe llogari bankare e njerëzve të krimit e trafiqeve në Shqipëri, është vetëm “maja e Ajzbergut”, pasi pjesa më e madhe ka arritur të depërtojë tek ndërtimi, por dhe tek punët publike.

Ndaj SHBA dhe BE kanë kërkuar me insistim verifikimin e të gjithë lejeve të ndërtimit apo dhe kontraktorëve e nënkontraktorëve që kanë marrë përsipër punët publike, sidomos koncesionet përmes PPP-ve të famshme që bëhen pa tender. Pasi Rama dhe bashkiakët kanë bërë namin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu