Policia shqiptare në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, Drejtorinë Vendore të Policisë Korçës, Njësinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, finalizoi ditën e sotme operacionin e koduar “Transferta’, ku u vendos në sekuestro preventive disa pasuri të paluajtshme dy shtetasve shqiptare dhe një shtetasi Italian.
Përkatësisht të shtetasve Almanda Durollari, Francesko Cocilovo dhe Vergjinush Durollari, ku u sekuestruan
– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;
– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;
– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;
Pasuri të sekuestruara që kapin vlerën 1 milion euro.
Ajo që është interesante është fakti se të gjitha këto pasuri ishin vendosur në emër të një 76 vjeçare, të quajtur Vergjinush Durollari, nëna e Almandës, e cila jeton si pensioniste.