6.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor 2024
Ballina Lajme Vetting-u/ Basha: Nëse Edi Rama ka frikë kontrollin e pasurisë, SPAK, vetingun...

Vetting-u/ Basha: Nëse Edi Rama ka frikë kontrollin e pasurisë, SPAK, vetingun e politikanëve ta nisë me mua

0

Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se SPAK duhet të marrë si fillim më shumë se 200 politikanë të lartë, deputetë, kryetarët e bashkive, kryeministrin, kreun e kuvendit dhe t’i fusë në sitën e kontrollit nëse ata janë të lidhur me krimin e organizuar.

Basha, deklaroi se nëse kryeministri Rama ka vjedhur aq shumë, sa ka  frikë kontrollin, atëhere vete Bahsa do të shkojë ne SPAK dhe do të kërkoi Vetting, duke u prirë politikeve të tjerë.

Është kjo deklaratë që mbushi të gjithë shqiptarët mer shprese.

Sipas Bashës, hetimet për politikanët duhet të bëhen edhe sa i përket pasurive të tyre, familjarëve të tyre, të personave të tjerë që mund të mos jetë familjarë, por administrojnë pasuri të paligjshme të njerëzve të politikës.

Shqipëria e ka të domosdoshme që të ndërmarrë një hap për të pastruar politikën nga influenca e krimit të organizuar që shkon deri në praninë e njerëzve të krimit të organizuar në politikë. Jam i bindur që nuk ka socialistë të ndershëm, çfarëdo të mendojë për mua apo PD-në, që mos të më japë të drejtë kur numëron kacidhet në fund të muajit dhe sheh “bosët politikë” të zhytur në luks në Shqipëri dhe në restorantet më të shtrenjta të botës. Për të mos folur për demokratët, në raport me këtë qeveri, por edhe në raport me llumin e qeverisë tonë se dhe ne kemi pasur llumin tonë”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu