Vetting: Rrogën e 102 viteve President i SHBA-ve, dhuratë dashnores!

0

Donald Lu, ka folur për orë me të shtrenjta se makina e ambasadës amerikane. Adriatik Llalla për shëmbull, vetëm toka që e ka prej shumë vitesh bosh, i kushton mbi një milion dollarë, baraz me 6 vjet President i SHBA-ve.

Shkruan Sokol Pepushaj

Doni fakte?

Okej zotërinj hajdutë. Madje fundoren rrumbullakoseni vetë.

Thjeshtë, mos u nxeni, por na ndiqni nëpër shifra e logjikë.

Vetën aritmetikë të thjeshtë. Mbledhim, shumëzojmë dhe pjestojmë shifra publike, që nuk duan matematikë.

George Washington ishte presidenti i parë amerikan, 1789-1797); Donald Trump i 45-ti dhe të tërë kanë rrogë publike. Apo jo?

Pagesa ka ndryshuar përgjatë historisë, sipas logjikës ekonomike të shtetit të demokracisë dhe lirive njerëzore. Më i paguari president në tërë historinë amerikane është Barack Obama. Por ka patur deri vonë presidentë, që kanë kursyer dhjetë herë më pak se Obama.

Obama ka arritur rekord me pagesën, deri 1000 dollarë dita, aq sa e lejon Kushtetuta e SHBA-ve. Sidoqoftë në fundore, pas zbritjes së taksave dhe shpenzimeve familjare ne 8 vjet, Barack Obama ka shtuar në llogarinë e tij 1.4 milion dollarë, apo jo?

Gjithë presidentët kanë siguruar shumë më pak fitime, por meqë Shqipëria ka pa hesap analfabetë partish që të ardhurat e presidentëve amerikanë u ngjajnë thërrime për dashnore, po u marrim si reference më të paguarin, Obamën.

E rrombullakosim se Obamës i janë dashur 6 vjet President. për një milion dollarë?

Okej, vazhdojmë me aritmetikë të thjeshtë.

Shumë ministra, deputetë, kryetar bashkish, doganierë, prokurorë, gjyqtarë, kryetarë partish e deri këshilltarë ruralë, fyhen t’u thuash se kanë pasuri më pak se të paga e 100 viteve President i SHBA-ve.

Donal Lu, ka folur për orë me të shtrenjta se makina e ambasadës amerikane.

Adriatik Llalla për shëmbull, vetëm toka që e ka prej shumë vitesh bosh, i kushton mbi një milion dollarë, baraz me 6 vjet President i SHBA-ve.

Po Ardian Fullani, Ilir Beqja, Genc Ruli, Arben Imami, Fatmira Hajdari, Arben Ahmetaj, Olsi Rama, Oerd Bylykbyshi, Xhezair Zaganjori, Ridvan Bode, Donika Prela, Alaudin Malajt, Gjin Gjoni, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, e dini sa pasuri kanë?

Është çmënduri ta mëndosh. Vetëm njërit prej tyre, Xhezair Zaganjorit, shtëpia i kushton 1. 3 milion dollarë, pra 1.3milion X 6 vjet =7.8 vjet rroga e Presidentit Barack Obama.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u.

Ja, ta kapim njërin, cilindo, Gjin Gjonin për shëmbull. Ky Gjini ka me shumë pasuri se të gjitha rrogat bashkë të presidentëve të SHBA-ve nga George Washingtoni e deri tek Donald Trump-i.

Ja, një hotel apo pallat 20 milion dollarësh, që ka gjithandej, ç’është?!

Kjo pasuri është, 20milion X 6vjet, që na del 120 vjet rrogë e Presidentit më të paguar në historinë amerikane.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u.

A nuk ngjan disi e dyshimtë, gjithë kjo pasuri?!

Një fjalë e urtë thotë, se minarja nuk futet në thes.

Po këtyre nuk ju interson minarja, ju intereson futja në thes e popullit. Këtë e kanë bërë. Ka ndodhë qyshse votimet bëjnë “tërmet” e njerëzia është ambientuar, qyshse thesi i miellit bëhet votues.

Votues është edhe një pjatë makarona, pilaf, groshë, një pako detergjent, një meze me raki.

Prandaj, se ka rënë kaq shumë vlera e votës, është rritur vjedhja. Shumë nga politikanët, qeveritarët apo pushtetar sot, kanë pasuri më shumë se 100 vite kursime nga rroga e Presidentit më të paguar në historinë amerikane.

Aq dollarë, njërit, cilitdo njërit, të rilindasve të Edi Ramës, i hyjnë këtej e i dalin andej. Aq dollarë, njërit, cilitdo njërit, të rilindasve të Edi Ramës, i kushton një vilë , një resort apo një hotel që mund t’ja bëjë dhuratë një dashnoreje.

Llogarinë the?

Ja kuponin zotëri qeveritar.

17 milion dollarë X 6 vjet = 102 vjet rrogë e Presidentit më të paguar në historinë e Amerikës.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u.

Se paraja ka vlerë në botën e sotme të biznesit, se në politikë dhe shërbime shtetërore, pagesat janë të vogla dhe elitat janë aty t’i shërbejnë shoqërisë njerëzore, milionat e dollarëve nuk i ka bërë as do t’i bëjë ndokush me rrogë shteti.

Pikërisht se në botë nuk fiton pushtetari, këtu fiton, pikërisht se në botën demokratike populli ka jetesë të mirë, këtu mbijeton.

Sheikët këtej i kanë në shesh, të dukshme pasuritë. Varfanjakët heshtin, nuk ndihen. Thjeshtë, janë të detyruar të hapin gojën për pak pilaf.

Po, me pilaf blehen vota. Ai pilaf bëhet edhe lajm, Ai lajm ndryshon pastaj edhe vlerën e deputetit, edhe të votuesit.

Nuk është një deputet si një deputet, kuptohet. Disa, nuk flasin në parlament. Nuk flasin, se njerëzia u nxjerr gjuhën e qeshet me ta.

Disa të tjerë vetëm llapin. Këta janë për diskutime, debate, studio.

Edhe një votë, nuk është si një votë.

Në Pukë kap vota edhe me pilaf, në Tiranë dhe Durrës nuk bie poshtë 100 eurove.

Siç ndryshon votuesi, deputeti, ndryshon edhe pasuria.

Nuk quhen bosa ata që kanë dy qyqane, dy shtëpia, dy makina, dy llogari bankare, dy diploma, dy dashnore, ose si me thënë pse paskan pasuri sa 100 vjet President i SHBA-ve.

Bosat janë me hotele, skafe, tituj shkencorë si prof. doc., ata që bëjnë publikisht dhe familjarisht jetë luksi, ata që u rrinë gati studiot televizive, ata që blejnë varfërinë dhe lumturinë, drejtësinë dhe padrejtësinë.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u.

Pasuritë e trashëguara janë të dokumentuara dhe dihen.

Edhe prodhimi, konsumi, fitimi.

Kishim dhe kemi mjerim ekonomik. Para 28 vitesh, gjithkush ishte varfanjak, apo jo?

Sot, çuditërish të gjithë budallenjtë e vagabondët, që patën një post apo parti, posedojnë pasuri secili, më shumë se 45 Presidentët amerikan së bashku.

Fëmijët e Presidentit Ilir Meta, jetojnë prej shumë vitesh në Londër. Konsumojnë diçka më tepër se të ardhurat e Presidentit të SHBA-ve. Konsumojnë pa fituar asgjë, se janë të vegjel.

Po Shkëlzen Berisha? Ky, vetëm shtatë vitet e fundit, në opozitë, ka shtuar në llogarinë bankare deri 700 000 euro në vit, që i takon afërsisht 800 mijë dollarë.

Llogarinë?

800 000 X7=5.6 milion dollarë X 6 vjet = 33.6 vjet rrogë e Presidentit më të paguar në historinë e Amerikës.

Ai që presupozohet të vijë në pushtet, shefi i opozitës Lulzim Basha që shitet si Engjëll, në anën tjeter ka një çështje ku akuzohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 230 milion dollarë abuzime, pra 230 X 6 = 1980 vjet rroga e prsidentit me të paguar në historinë amerikane.

Xhafer Isufi një pensionist në Vlorë, del me pallat 8 milion dollarësh, si me thënë 8 X 6 = 48.

Ky pensionist, pasi kryeministri Rama e dëmshpërblen, ja shëmb pallatin që kishte zënë detin.

Pensionisti, ka prona të tjera e para të tjera. Hap gjyq në Strasburg dhe e “mund” shtetin shqiptar.

Nga taksat e popullit fiton edhe për pallatin e shëmbur fiks 14 milion dollarë të tjera, ose si me thënë 14 X 6 = 84.

Ky pensionist nuk është dosido. Është vjehrri i Lulzim Bashës, ndaj vetëm tek ky pallat llogaria është 48 + 84 = 132 vite rrogë të presidentit më të paguar në historinë amerikanë.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u

Kryeministri Edi Rama është model unik në Glob për magji në shtim pasurie.

Në vitin 2001, ka deklaruar me shkrim se është i pastrehë dhe me 3000 euro pasuri. Sot ka pasuri të madhe dhe Saraj në Surrel.

I akuzohet bashkëshortja Linda Rama për disa miliarda dollarë aksione tek AbiBank. I akuzohet i vëllai Olsi për 200 milion dollarë në Izrael.

Llogaritë e Ramës nuk bëhen. Edhe në qofshin vetëm paksa të vërteta, do të ishin dhjetëra shekuj rrogë nga ajo e presidentit më të paguar në historinë e Amerikës.

Normalisht, janë akuza.

Akuza ka edhe Gjin Gjoni, se ende vazhdon me leje lindjeje si i pari burrë shqiptar që paguhet me taksa të popullit si dado.

Po kështu, milionerë janë të tërë, nga fundi në krye e nga kryet në fund. Çdo politikan, çdo pushtetar, çdo ministër, çdo “ushtar” që u ka qëndruar afër, është milioner.

E dini ju, e din gjithkush, e din edhe SPAK-u

Pasuritë janë të dukshme, shihen ngado, por ata mëndojnë se ende nuk ka fakte dhe se do ja hedhin organeve të drejtësisë, të mbikqyrura rreptësisht nga Amerikanët.

Janë të gabuar dhe shumë të terrorizuar nga SPAK, që është gati të nisë nga veprimtaria për arrestimin e tyre dhe sekuestriminn e gjësë së vjedhur.

Por. Le t’u referohemi pak studimeve që bota njeh deri sot për historikun e milionave.

Një artikull në “visualcapitalist.com” publikon informacione se sa kohë u është dashur personave më të pasur të planetit që të arrijnë 6 zerot e para.

Nëse analizojmë kampionin e tyre, mesatarisht do të duheshin 8 vite për të arritur milionin e parë. Dhe jo para moshës 36 vjeçare.

Ky është fakt i gjallë për të pasurit e të diturit e Globit, por aspak i besuar për injorantë e fukarenjtë e Shqipërisë, që u bënë milionerë të tërë pa përjashtim, sapo kapën pak pushtet çfarëdo, qoftë edhe kryeplak fshati.

Se fshati nuk është pa gjë, ka hashash aty.

Edhe në fshat pra, një i shkathët i kapë, si me thënë, 10 vite rrogë të Presidentit Amerikan.

Super të pasurit e kësaj Bote sot vlejnë rreth 744 miliardë dollarë dhe janë fiks 2153 të tillë.

Gati të tërë këta persona e kanë trashëguar pjesërisht ose plotësisht pasurinë që kanë, dhe në këto raste, për ata nuk është kërkuar se si e kanë bërë milionin e parë, pasi normalisht e kishin trashëgimi dhe krijuesit e 6 zerove të para nuk jetojnë.

Sidoqoftë, çorba e milionerëve shqiptarë është e qelbur dhe tashmë nuk ka fare kapak. Të gjithë, pa përjashtim të gjithë, do të sekuestrohen e dënohen, pasi në një treg pa prodhim fare, pa fuqi blerëse dhe konsum, nuk ka shanse gjashtë zeroshe.

Të flasësh me shifrat e fatbardhëve të botës, këta fatzinjtë e Shqipërisë qeshin.

Për shëmbull, të pasurit e Globit që trashëguan miliona dollarë, janë ndeshur egër me tregun gjigand. Atyre më të pasurve, u duhen rreth 5 vjet të shtojnë 1 milion dollarë.

Skuadronit të dytë të gjigandëve të Botës, u duhen mesatarisht 10 vjet të suksesshme, kurse skuadronit të tretë, u janë dashur rreth 17 vite punë me fantazi efektive, që të shtojnë një million dollarë fitime.

Paratë e mëdha kanë udhëtim të çuditshëm e të dhimbshëm shpeshherë.

Kjo është logjika ekonomike e botës demokratike, paçka se një rilindas këtu, rrogën e 100 viteve President i SHBA-ve, e bën dhuratë, si me thënë, një hotel dashnores!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu