Vetëliçensimi i Ramës, shtyrë nga dyshja Meta-Berisha!

0
Shkruan Zef Ndreka
Në një shkrim të botuar para disa ditësh, miku im poet Frrok Kovaçi, bëri një koment, ku ndërmjet të tjerash shkruante: ” Nuk ka trekëndësh; po vetëm një drejtëz. Rama duhet me lexu sa kanë jetu në pushtet të ngjashmit e tij “.
Ky koment i tij, më imponoi të bëj këtë shënim tjetër për trekëndëshin e Bermudës shqipare Rama-Meta-Berisha.
Gjej rastin t’a falenderoj poetin, duke menduar se do të ketë qënë në një çast të fortë mendimi kur artikuloj mendimin e thellë: nuk ka trekëndësh por vetëm një drejtëz!
Dhe unë bie shumë dakort me mikun tim . Nuk ka trekëndësh por vetëm një drejtëz të trashur fort!
Trekëndëshi i Bermudës, i artikuluar politikisht shumë qartë, ishte një gjetje praktikisht fantastike. Kjo gjetje, kishte qëllim të tregonte treshën e politikanëve që e morën në qafë vëndin, që kanë 32 – vite që mbajnë peng politikën shqiptare dhe Shqipërinë, duke e vjedhur e duke e penguar në zhvillim dhe integrim. Kjo gjetje , kishte qëllim t’a bënte me të lehtë e të kuptueshme të keqen e vëndit tonë.
Pra, bie dakort se nuk ka trekëndësh.
Por një vije të drejtë, të pandryshueshme që quhet drejtëz . Ajo është thjeshtë vazhdimësia e fraksioneve të rithemeluara komuniste.
Në mjeksi, vija e drejtë presupozon vdekjen.
Gjithë fenomenet negative në Shqipëri që i ka çuar në ekstrem Edi Rama , më parë i ka zbuluar e përuruar Berisha, dhe i ka zhvilluar me tej Meta.
Berisha dhe Meta kanë prishur zgjedhjet në Shqipëri. Kanë vjedhur e tjetërsuar votat e për rrjedhojë edhe vullnetin politik të votuesve.
Berisha dhe Meta kanë vendosur korrupsionin në sistem.
Me e rënda e tyre është vëndosja e pa ndëshkueshmërisë, duke degjeneruar thellë sistemin e drejtësisë.
Berisha dhe Meta ishin të liçensuar për të gjitha çfarë thamë me parë.
Ndërsa, Edi Rama duke u vetëliçensuar i shtyrë nga dyshja Berisha -Meta, ua ka kaluar të dyve, por pa dalë nga vija, nga drejtëza.
Rama është vazhdimësia e tyre, e rrugës se tyre, e drejtezës se tyre, por duke e trashur, duke e njollosur, duke lënë shumë gjurmë dhe duke i bërë xheloz të dy.
Rama, në gjithë lëvizjen e tij deri më tani, mund të ketë një avantazh të lehtë mbi dyshën Berisha-Meta.
Mundet, të mos jetë i skeduar si njeri i lojrave të dyfishta me Rusinë, pavarësisht dyshimit që kam për projektin “Ballkan i hapur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu