Teksa Ejlyli pret vendimin e gjykatës për Kemalin, mikeshat i qëndrojnë pranë. Mesude kërkon nga Ejlyl të tërheqë denoncimin ndaj Kemalit, por ajo nuk pranon. Serkan i kërkon Nazanit të dëshmojë në favor të Ejlylit në gjykatë.
I zënë ngushtë Kemal bën plane për të shpëtuar veten. Defne kërcënon Songylin se do të tregojë në shkollë që Ejlyl është ngacmuar seksualisht nga njerku i saj, në mënyrë që të marrë rolin kryesor në shfaqjen e shkollës.
Meral vendos të vrasë Ihsanin, por përballet me një të papritur. Defne vendos veten në rrezik për të provuar se ajo mund t’ia dalë me sukses. Kemalit i vjen në dorë një mundësi për të kërcënuar vajzat. Ccfarë do të bëjë ai? Na mbetet ta mësojmë në episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan.