Vëmendje Vizioneve të Udhëtarëve Kombëtarë me Mendje të Arta

0

Shkruan Dr. Shefki Hysa

Aty nga mesi i muajit shtator, më erdhi ky mesazh në Feisbuk:
Pyetje për mikun tonë të nderuar…
Në fillim të muajit shtator të një viti të gjatë të lodhshëm, por me shumë kuptim e simbolikë kombëtare, ndërmorëm një udhëtim të gjatë. Rruga jonë filloi nga Zvicra dhe kaloi nëpër Itali, Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri, të Veriut të Luginës së Preshevës; ndërsa një pjesë e shpirtit në Çamëri, e cila mbetet një pjesë e planit për një vizitë sportive.

Ky nuk kishte për qëllim vetëm shëtitjen apo tregimin se mund të ecim, por mbi të gjitha që të shërbejë si shembull dhe motiv për brezat e rinj të mërgatës sonë, të rriten dhe të rriten. Ne besojmë se është e rëndësishme që ata të njohin historinë, figurat dhe vendin tonë kombëtar – këto janë ABC-ja e identitetit tonë.
Gjatë udhëtimit tonë kemi hasur shumë të ndryshme: bukuri natyrore kulturore, kujtime të hidhura historike, vende ku ndihen ende të fundit në Skenderaj, Deçan, Gjakovë e Koshare, por edhe frymëzim nga gjërat dhe qëndrojnë kombëtare. Për fat të keq, për shkak të kufizimeve nuk arritëm të përfshijmë gjithçka – si kuzhinën tonë të pasur apo figura të tjera – por ky është vetëm fillimi, dhe herave të tjera të zgjerohemi edhe më shumë.
Sistemi ynë është i qartë: t’u japim bashkatdhetarëve tanë një alternativë të sigurtë të këndshme për të udhëtuar drejt atdheut, duke u larguar nga rrugët që shpesh kalojnë nëpër Serbi. Përmes libri-reportazh duam të ketë udhëzime, këshilla, këshilla dhe jetë drejt një dëshmie që mund të jetë e mundur të jetë edhe një shikimim shpirtëror i historisë.

I dashur mik, duke qenë se na keni përcjellë në këtë rrugëtim dhe e njihni rëndësinë e lidhjeve me atdheun, çfarë mendimi keni për këtë nismë tonën? Si e vlerësoni tonë që ju dërgoni dhe librit të dëmtojë, t’i shërbejmë mërgatës sonë, sidomos të ri, që të njohin më shumë histori, kulturën dhe vendin e tyre të kombit shqiptar?
Prandaj, i dashur mik, do të ishte nder për ne që të ndani me pak fjalë mendimin tuaj për këtë veprim tonën. Mundësisht deri në fund të këtij muaji.
Ju faleminderit shumë.
Me shpirtbardhësi:
Florim Useini
Dashnim Hebibi
Më befasoi mesazhi dhe pavarësisht shpjegimeve, unë jam mëuar të lexoj edhe midis rreshtave, mundohem të zbuloj domethënie edhe në nëntekstin, në brendinë e shkrimit, në boshtin logjik, etj., jo vetëm në dukje e në paraqitje.
Udhëtime ndërmarrin eksploruesit, që duan të njohin mjedise dhe vende të panjohura, të pashkelura më parë, të virgjëra, për t’i përfshirë në harta dhe në enciklopedi njohëse.
Nuk lodhen së udhëtuari edhe kuriozët, aventurierët, turistët, pushtuesit, etj.
Në rastin tonë, përsa kuptova, protagonistët nuk ishin thjesht turistë, po personalitete të malluar për të udhëtuar nëpër shtete evropiane ku shtrihej Diaspora Shqiptare, Mërgata e Vjetër dhe e Re, jo thjesht për tu mjohur, po dhe për të parë si jetonin, në raport edhe me vendësit, për të kuptuar se si janë integruar, cila është fuqia e tyre ekonomike, traditat dhe kultura e tyre, jo vetëm në krahasim me bashkështetasit, po dhe me vendin e origjinës nga ku kanë mërguar, etj.
Rruga e tyre kalonte edhe nga trojet origjinë, nga Atdheu i copëtuar: Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva…

Pra, udhëtarët tanë, sa biznesmenë me kokën plot projekte zhvillimi, ide vizionare bashkëpunimi ekonomik, për mendimin tim ishin sa diplomatë (këndvështrimi i tyre Diplomacia Ekonomike), investitorë të mundshëm, sociologë, historianë, kronikanë, publicistë, reporterë, fotoreporterë, etj., po dhe bashkautorë të librave ku do të përmblidhet në një të tërë Bota Shqiptare, sa në Vendlindje dhe në Vendmërgim.
Pra, tekefundit, ky udhëtim ishte një gjetje brilante, që tejkalonte dëshirën e çdo shkrimtari të talentuar, që e ëndërron diçka të tillë, po nuk i ka mundësitë për ta bërë realitet.
Odiseu i Iliadës së Antikitetit ndërmori udhëtime pushtuese dhe, ndoshta për shkak të mallkimit të të pushtuarve, gabimisht u degdis në prehërin e një aventure sfilitëse dhjetëvjeçare, që vërtet e pagoi me humbjet e jetëve të bashkëluftëtarëve, po në fund solli një kronikë të mrekullueshme misteresh, vendesh, botësh dhe popujsh të panjohur më parë.
Miqtë tanë, ndryshe nga Odiseu dhe bashkëluftëtarët antikë, në mendjen time, ishin pushtues paqësorë, plot mall për bashkëkombasit e mërguar nëpër Evropë, ishin misionarë Paqeje, që bartnin përvojat e tyre, sa ato të Kërçovës Heroike, po edhe zhvillimet urbane dhe ekonomike, mendësitë sociale të Qytetërimit të përparuar e modern të Zvicrës, ku ishin emigrantë të integruar si qytetarë zviceranë.
Meqenëse njihja biznesmenin e talentuar Florim Useini, fillimisht u mjaftova me mbresat, që më kishte lënë personaliteti i tij dhe u mjaftova shpejt e shpejt me një portret për të, gjë që më vonë kuptova se nuk ishte përgjigjia e duhur për pyetjen që më kishin bërë miqtë tanë, Udhëtarët Kombëtarë (si me lezet, ma tha edhe Florimi).
Sidoqoftë, midis kësaj morie me mbresat e mia, po i përfshi edhe ato pak radhë për Florimin, mikun tim të nderuar.
Titullohej: Florim Useini – Artisti i Diplomacisë Ekonomike.
Florim Useini është një nga personalitetet më të spikatur, jo vetëm të Diasporës Shqiptare, po dhe të Kombit Shqiptar, që mbështet zhvillimet ekonomike në Zvicër, në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjitha territoret shqiptare në Ballkan.
Ai është një personazh vizionar, që ndërton projekte të mrekullueshme, si një arkitekt artist, të cilat di edhe t’i zbatojë me Mençuri në realitet, në shërbim të komuniteteve, të Mirëqenies, Paqes dhe Sigurisë së tyre, duke e bërë investimin e tij dhe të miqve të tij një Parajsë për njerëzit.
Pikërisht, finalja e një Biznesmeni Publik, si Florim Useini, është jo vetëm fakti që të garantojë fitimin maksimal për vete dhe për miqtë e tij si Dashnim Hebibi, etj., po dhe tu gjendet edhe bashkëqytetarëve aty ku investon.
Unë, Dr. Shefki Hysa, si Guvernator i Diplomatic Mission Peace and Prosperity DMPP, Mision Paqeje Amerikan, Mision i Ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower, i ideuar dhe Amanet nga Ish-Ambasadorit Amerikan Richard Hobrooke, për Ballkanin, vecanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën, i prita me kënaqësi në Selinë e Misionit në Tiranë, Florimin dhe mikun e tij, Urim Sahiti.
Më la mbresa të thella Mençuria, Intelekti, Intuita e tij, jo vetëm për të dëgjuar me interes, po dhe dëshira, pasioni dhe kënaqësia për të qenë në sinkron me bashkëbiseduesit për gjithçka që është në Shërbim të Shoqërisë Civile Shiptare këndej dhe andej kufirit, dhe kudo ku frymon Atdhetarizmi.
Florimi kuptohet menjëherë, që karakterizohet nga Atdhetaria dhe nga Humanizmi, dallohet si në të folur edhe në vizione, se është një Aktivist Humanitar Model, një Bamirës dhe Filantrop, që nuk i fle shpirti i qetë për zhvillimet ekonomike të trojeve shqiptare, integrimin e tyre në ekonominë evropiane, si dhe mirëqenien e bashkëkombasve, kudo që ndodhen.
Ciceroni zotëronte Artin e të Folurit, ndërsa për Florimin do të thosha se zotëron Artin e të Dëgjuarit Bukur, po ashtu dhe Artin e të Vepruarit, gjë që e bën një Lider të suksesshëm, jo vetëm të Biznesit dhe të Shoqërisë Civile, po dhe një Diplomat, një Aktivist të rrallë të Diplomacisë Ekonomike.
Nuk nguroj ta theksoj se Florimi është një Lider i gjithanshëm, që frymëzon te bashkëveprimtarët, dëshirën për sakrifica, përkushtim e përpjekje në rrugën drejt suksesit, në çdo lloj fushe.
Unë shquhem si Mentor, po jam i sigurt se edhe Florim Useini është një Mentor i suksesshëm në rrugën e vet të Biznesit Publik dhe të Diplomacisë Ekonomike.
Zoti e bekoftë mikun tonë Florim Useini si dhe gjithë atdhetarët që e ndjekin në Udhën Hyjnore për ta bërë më të begatë truallin ku shkel këmba e tyre e Artë!…
Më duhej patjetër të gjeja kohë dhe të ulesha në kompjuter për ta korrigjuar “shënjestrën”, ose më saktë të zgjeroja këndvështrimin tim për atë botë që kishin projektuar për të fokusuar mendjet e Arta të Udhëtarëve Kombëtarë.
Të ndërmarrësh një udhëtim kaq të mrekullueshëm, me dëshirën për të përmbushur qëllimet e bashkëudhëtarëve dhe njëkohësisht për të zgjuar vëmendjen e publikut: mikpritësve, admiruesve, protagonistëve, ndjekësve, simpatizantëve, kuriozëve, kexuesve, dashamirësve, jodashamirësve, kritikëve, ziliqarëve, nihilistëve, etj., duhet të kesh një objektiv shumëdimensional, të fillosh ndoshta me këndvështrime nga e kaluara historike, nga fillesat antike të një populli, si Populli Shqiptar kaq unik, mbijetues, heroik, jopushtues, vetëmohues për mbrojtjen e trojeve dhe ADN-së Hyjnore paqedashëse, pa harruar përplasjet e mëdha nëpër muzgjet e Historisë me vandalët e largët dhe vandalët fqinjë, po ashtu edhe me vandalët modernë shumë më të sofistikuar me dëshirat e tyre aneksuese dhe asimiluese.
Dhe pikërisht te origjinaliteti, unikaliteti, veçanësia e gjuhës, traditave, zakoneve, kulturës, te ADN-ja Hyjnore, te dëshira për të mbrojtur Etninë e vet, jo për të pushtuar të tjerët, qëndron edhe madhështia e një populli, si Populli Shqiptar, sa Paqedashës, me Kulturë të mrekullueshme, të mirarsimuar e të qytetëruar, që e do dhe e zhvillon me mjeshtëri mirëqenien e tij ekonomike, e cila sjell Dinjitet, Pavarësi, Paqe, Parajsë, Mirëqenie dhe Harmoni Kombëtare.
Si Vizionarë dhe Largpamës, Udhëtarët Kombëtarë i kanë kushtuar rëndësi pikërisht madhështisë të së kalurës historike, të heronjve të Popullit Shqiptar ndër shekuj dhe në kohët moderne.
Pikërisht për këtë ndërthurje elementesh sa heroike dhe qytetare, sa gjithëpërfshirëse dhe individuale, sa promovuese dhe nxitëse për bashkëveprim dhe zhvillim modern, vlen për tu përgëzuar udhëtimi që miqtë tanë, Udhëtarët Kombëtarë, e kanë quajtur “Udhëtim drejt rrënjëve”.
Po e citoj me fjalët e tyre: Nga Shpata e Skënderbeut te Urat e Karl Gegës – Një Udhëtim në Zemrën e Historisë Shqiptare në Vjenë, shprehen Udhëtarët Kombëtarë.
Dihet se se Përkrenarja dhe Shpata e Skënderbeut në Muzeun e Vjenës, janë elemente sa origjinale dhe të papërsëritshme të Historisë Shqiptare, që të huajt janë detyruar dhe na i kanë promovuar në muzetë e tyre Historiko-kulturore.
Pa përmendur detajet e shumta të udhëtimit nga Gjeneva, Berna, Cyrih, Vjenë, Budapest, Prishtinë, Tiranë, Shkup e Tetovë, Preshevë, etj., simbolika e heroizmit të Skënderbeut, shpaloset te vizita e shtatoreve të tij edhe në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, etj.
Dhe kjo simbolikë e evokuar mjeshtërisht, shpalos edhe heroizmin modern shqiptar, shpalos Prekazin, ku luftoi dhe u martirizua Adem Jashari, Heroi më i ri i Kombit Shqiptar, i cili me bashkëluftëtarët e vet të UÇK-së, solli lirinë dhe Paqen që gëzon sot Kosova.
Udhëtarët shkojnë e përulen me respekt në disa varreza dëshmorësh të Kosovës, shkojnë edhe në vende ku janë zhvilluar beteja paraskënderbejane, për të treguar rezistencën heroike shqiptare dhe aftësinë mbijetuese në të gjitha muzgjet e Historisë të Popullit Shqiptar.
Ata përulen me respekt edhe para shtatoreve si ajo e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, etj.
Në bisedat midis tyre përmendin edhe heronj të gjallë bashkëkohës që mbijetojnë në Preshvë, etj., pa harruar të vërejnë me keqardhje edhe mjediset e mbuluara nga plehrat nëpër Preshevën e keqadministruar nga serbët e rinj, po aq armiqësorë e keqdashës ndaj shqiptarëve, sa dhe gjysh-shtërgjyshët e tyre.
Udhëtarët nuk harrojnë edhe takimet me personalitetet e shquar të Artit dhe Kulturës Shqiptare, me kontribute mbarëbotërore, si Fadil Berisha, etj.
Për të qenë autentik, po u referohem shprehjeve të tyre: Sonte në Milano pata privilegjin të takoja dhe të kaloj një mbrëmje të veçantë me Fadil Berishën, fotografin shqiptar me famë botërore, i cili ka ngritur emrin e kombit tonë në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.
I lindur në Kosovë dhe rritur mes Italisë e Shteteve të Bashkuara, ai ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në botën e modës dhe artit, duke punuar me emra si Halle Berry, Tyra Banks dhe shumë personalitete të tjera të njohura botërore.
Udhëtarët Kombëtarë nuk harrojnë të promovojnë edhe gjigantët e Ekonomisë Shqiptare në Diasporë, si Filantropi Lazim Destani, etj., të cilët janë njëkohësisht edhe mbështetës të ekonomisë së shteteve ku janë imtegruar, si shtetas e qytetarë model të qytetërimit perëndimor evropian.
Edhe në këtë rast, pasqyra më e mirë e këtij Realiteti, sa jetësor edhe artistik, janë vetë fjalët dhe veprat e Udhëtarëve Kombëtarë.
Ja si shprehen ata:
Muajin tetor e nisëm me energji pozitive, duke ndarë momente të bukura me aktorin e mirënjohur Blerim Destani dhe mikun tim të çmuar Florim Useini.
Çdo fillim i mirë sjell më shumë dritë, dhe ne kemi zgjedhur të ecim përpara me buzëqeshje, besim dhe bashkëpunim. Le të jetë ky muaj një hap drejt sukseseve të reja!
Sonte pata nderin dhe kënaqësinë të jem në mesin e shumë miqëve të dashur dhe personaliteteve të nderuara, në një ngjarje që më mbeti në zemër — promovimi i cigareve Qunto, në Restaurant Churrascko në Zürich te Sokoli, me ftesë nga miqtë e mi të respektuar Lazim Destani dhe Blerim Destani.
Në këtë mbrëmje më shoqëruan njerëz që i vlerësoj thellë për miqësinë dhe përkushtimin e tyre, si: Dr. Xhavit Lipaj, Nadi Zendeli, Dashnim Hebibi, Faik Mjaki, Sami Mustafa, Nuredin Useini, Hadi Asani, Granit Kabashi, Afrim Mehmedi, nga Lozana Atdhe Jasiqi, Mili Berisha, Fehim Abazi, Jetmir Alimi dhe Agim Gashi.
Ishte një mbrëmje që rrezatonte energji pozitive, një darkë e shijshme dhe një atmosferë që të fton për bashkëbisedim e ide të reja.
Promovimi i Qunto-s dhe historikun e cigareve që Dani ndau me ne, e bëri këtë ngjarje edhe më të veçantë duke mësuar edhe shumë sende të reja për cigaren Qunto.
Sonte nuk u promovua vetëm një produkt, por u krijua edhe një moment bashkimi, një hapësirë ku bisedat e sinqerta, respekti dhe vizionet për të ardhmen u ndërthurën natyrshëm.
Qunto tashmë është më shumë se një cigare. Është një pretekst për të lidhur zemra, për të ndarë ide dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi.
Etni Origjinale, ADN Hyjnore, Heroikë Shembullore e Përmasave Botërore, Arkitekturë Artistike, Kulturore dhe Ekonomike, Ide, Vizion dhe Diplomaci Ekonomike, sa Tradicionale dhe Moderne, sa Martirizim, Mbjetesë dhe Jetesë në Paqe dhe Harmoni Parajse, siç udhëzon dhe frymëzon Vetë Zoti, kjo është Jeta e Popullit Shqiptar si në Atdhe, në Trojet Amtare dhe në Mërgimin Evropian.
Pikërisht këtë kanë rijetuar Udhëtarët Kombëtarë dhe tashmë e kanë bërë pjesë të kronikave të librave të tyre të ardhshëm me motivin më të bukur: Të njohim dhe duam rrënjët, po aq sa duam edhe Jetën dhe Qytetërimit Modern të Popullit Shqiptar, një nga popujt më Hyjnorë, më të Vjetër dhe më Paqedashës në Tokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu