Vëllai i deputetit gjueti në mal për ministrin Çuçi, aksidentohet me makinën e Policisë. Denoncimi i Berishës

0

Kreu i PD Sali Berisha, vazhdon të denoncojë përmes Facebook.

Një makinë e Policisë së Beratit është aksidentuar gjatë natës në një nga malet e zonës. Njoftimin e ka bërë një qytetar, i cili i ka shkruar në faqen e Facebook-ut, kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Qytetari shkruan se aksidentin e ka bërë vëllai i deputetit të PS-së, Fadil Nasufi, i cili thotë se del për gjueti për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Denoncimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Komisarit në gjah i përmbyset makina!

Po gjuante për ministrin e familjes. Moratoriumi është për qytetarët dhe jo për pushtetarët zuzarë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!

Pershendetje doktor kjo foto i perket makines se policis berat ka bere aksident gjate gjuetis naten ..per qytetaret gjuetia eshte e pa ligjshme kurse per shtetin jo .. aksidentin e ka bere vellai deputetit fadil nasufi i cili thot se gjuaj per ministrin Çuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu