Shkruan Qamil Gjyrezi
‘Revolucioni ‘i datës 3 Mars, është lëvizja politike më regresiste në ish-vendet komuniste anëtarë i NATOS, që kërkon integrimin në BE! Ky revolucion ‘post-modern’ që ka për objektiv dicka tjetër, vulën dhe deklaron dicka tjetër, ceshtja “McGonigal” është revolucion anarkik tipik i shpikur për intersa personale. Gabriel Escobar shfryn akuzat e opozitës dhe revolucionin: “McGonigal” nuk cënon raportet Shqipëri-SHBA.
DASH nuk po heton çështjen Kur ndjeki në TV dhe FB organizatorët që shkojnë nëpër fshatra dhe rrugica lagjesh, duke deklaruar se do të largojmë regjimin dhe në fakt është revolucion, presion kundër drejtësisë së pa varur , tingëllon një fenomen tragji-komik. Më të vërtetë realiteti shqiptarë, si rezultat i qeverisjes së Edi Ramës është i trishtë, por situata bëhet edhe më tragji-komike dhe komplekse kur organizatorët lozin me ndjenjat e të revoltuarve nga Rilindja. Revolucioni i ‘pakicave minorancave’ të dëshperuara lindore nuk do ta mundi shpirtin perëndimorë të shqiptareve dhe reformat historike që do ta bëjnë Shqipërinë me demokratike.
Një filozof shkruan se sasia nuk është cilësi. Sasia numri i pjesmarrësve në protestë, punonjës bashkie në ditë pune, nuk është cilësi. Cilësia i referohet vetive, sasia i referohet shumave, turmave. E quajta foltoren ose rithemelimin pakicë, ose ‘shumë’, mbasi nuk përbëjnë një shumicë me veti konservatore, demokrate, por një ‘shumë’ i mbeshtetesve të Berishës me Metaj. ‘Rithemelimi’ dhe ‘Partia e Lirisë’ deklarojnë se me datë 3 Mars do të organizojnë reolucion kundër ‘regjimit’, por në fakt është presion revolucionarë kundër gjykatës së apelit dhe drejtesisë së pavarur. Një Revolucion i tillë kundër drejtësisë nuk ngjet as në Rusi që është në luftë dhe as Kinën komuniste aziatike. Në këtë revolucion imagjinarë, që nuk ka të ardhme, ka edhe demokratë të ndershëm të zhgënjyer nga opozita 10 vjecare dhe qeverisja e keqe e Edi Ramës, që po i bën shqiptarët të largohen me gomone, avionë dhe me cfarë të mundin! Modeli kontravers Edi Rama është i njëjtë me modelin Berisha-Metaj.
Zhgënjimi i demokratëve e ka bazën në qeverisjen e keqe të Ramës, por fillimin e ka tek ‘lotët fallco’ dhe euforia e ish-ministrave, doganjerëve dhe tatimorëve hajdutë të Berishës mbas vitit 2013 që e pregatitën një situatë të tillë. Demokratët e ndërshëm pa asnjë mbështetje menduan dhe besuan se me të vërtetë se qeverisja e Berishës dhe e Metaj në 2013 ishte më e mira dhe nuk e parashikuan qeverisjen e Rilindjes Rama-Metaj që filloi nga Shkodra!? Politika post-moderne, politika e ‘karrotës ose shkopit’ i ka shumë të qarta. Politika perëndimore mbështet projektet për të ardhmen e botës, ballkanit dhe ceshtjes shqiptare, prandaj mbështet reformat dhe luftën kudër korrupsionit dhe stabilokracisë dhe ndikimit rus në Shqipëri dhe Ballkan. Ceshtja shqiptare është në ditët e saj më të mira, falë mbështetjes së SHBA-ve dhe BE por ka edhe pengesat e saj dhe ulje ngritjet. Zhvillimet politike aktuale në Shqipëri, më kujtuan politikën e ‘shkopit dhe karrotës’ që përdorë diplomacia e SHBA-ve, në bisedimet e Kosovë me Serbi.
Politikës shqiptare 32 vjecare të korruptuar kërkua në vitin 2014 reforma në drejtësi ‘karrota, në vend të shkopit!? Duke dëgjuar së fundi një analist, komentonte, se është shumë më mirë reforma në drejtësi SPAK që ka filluar të lëvizi, se shteti autoritarë ose junta. Prandaj ‘pakica e dëshpëruar’ kërkon të bëjë revolucion, mbasi nuk pranoi ‘karrotat’, reformat dhe ka frigë nga ‘shkopi’, se i pret burgu. Sa dëgjoj fjalën Revolucion më kujtohen reformat, drejtësi dhe ajo zgjedhore, ekonomike dhe në të gjitha fushat. Termi Revolucion e ka prejardhjen nga Franca dhe ‘Rusia e stepave’. Kurse termi reformë e ka prejardhjen nga vendet e zhvilluara demokratike perëndimore, që kanë sjellë zhvillim kulturorë ekonomik dhe social. Revolucioni kishte rëndësi për Francën e shekullit të 19-të. Revolucioni i Tetorit i shekullit të 20-të solli varfëri ekonomike sociale, kulturore dhe mbi te gjitha e la botën në një situatë të turbullt, që është edhe sot realitet në luftën që po zhvillon antidemokrati dhe anti-perëndimori Vladimir Putin.
Perëndimi dhe SHBA janë të gatshëm të japin edhe ‘shkopin’, sanksionet, tanket por preferojnë demokracinë perëndimore, reformat ekonomike dhe kulturore. Cfarë koicindence me emrin e revolucionarit Vladimir Lenin dhe Vladimir Putin?! Termi Revolucion nuk ka vend në Shqipëri dhe në hapsirën shqiptare, Kosovë në Iliri dhe Dardani. Termi Revolucion e ka vendin ne stepat ruse, që importuan revolucionin në Shqipëri dhe Ballkan. Dy ish komunistët e fundit Sali Berisha, Ilir Meta dhe miku i tyre Edi Rama në formë të ‘kamufluar’ preferojnë revolucionin, ky i fundit shtetin autoritarë dhe gazin lot sjellës. Sali Berisha dhe Ilir Metaj janë dy revolucionarët e fundit në Ballkanin perëndimorë dhe në europë. Edhe Rama është ‘revolucionarë’ anarkik në përmbajtje, por sillet si ‘pseudoreformator dhe proamerikan’ nga ana formale.
A kanë turp ata pseudo të persekutuar, sidomos shkodranë që mbështesin ‘termin revolucion’ të Berishës dhe Metaj vetëm se i kanë detyrime dhe nuk janë dakord me reformat, mbasi prekin egon e tyre politike dhe në interesat e tyre, që i takojnë së shkuarës. A ju kujtohen këtyre pseudo-demokratëve revolucionarë, shpirtërat e priftërinjve, hoxhallareve dhe intelëktualeve perëndimorë që u vranë dhe u burgosën nga diktatura dhe revolucioni proletarë dhe ata shëtisnin me bicikletë nëpër Shkodër dhe shikonin San Remon?! Termin revolucion duhet ta zevendësojnë termi reforma ekonomike kulturore dhe shoqërore, në një vend si Shqipëria që është në NATO dhe kërkon të antarësohet në BE. Reformat e mëdha duhet të bëhen për hatër të të rinjve shqiptarë, që po largohen dita ditës pa shpresë, jo për interesat personale dhe familjare të pakicës, ‘shumës’ dhe revolucionarëve të zhgënjyer.
Personalisht mbështes reformat demokratike perëndimore ose ‘karrotat në vend të shkopit’. Prandaj për ne shqiptarët revolucioni i ish sigurimsave dhe ish-komunistëve të fundit ruso-sllav në Shqipëri dhe Ballkan duhet të vdesë. Personalisht i takoj asaj pjese të demokratëve që nuk ka të bëjë me ish-komunistët, Berisha, Rama dhe Metaj dhe jam bashkuar së ardhmes, perëndimit. Perëndimi është, vula ose shenja e demokratëve perëndimorë, edhe atyre të gënjyer nga Bermudasit dhe e gjithë shqiptarëve. Trekëendëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara dhe reformat perëndimore do ta mposhtin revolucionin! Më mirë me paqe, reforma, zgjedhje të lira, debat në parlament, se me dhunë ose metaforikisht më mirë ‘karrotat në vend të shkopit’.