Vartësi i Erion Veliajt, Viktor Çervenaku, kapet me 200 thasë drogë, kallashnikovë etj.

0

Detaje tW reja nga aksioni që zbuloi laboratorin e kokainën në Fier.

Kryeplaku i fshatit Frakull i Madh flet për rreth 200 thasë të ngarkuar në kamionë që, sipas tij, kishin pleh kimik.

Thasët u gjetën u gjetën në oborrin e banesës së Viktor Çervenakut (në foto), ish-kryetari i njësisë administrative Frakull.

Kryeplaku tha se policia gjeti dhe fishekë.

“Thasët kanë pleh kimik brenda. Duhet të jenë nja 200 thasë. Ishin në oborrin e shtëpisë.Gjetën dhe fishekë. Kishte nja 50 policë. Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune, është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi”, tha ai.

Aksioni

Një laborator droge është zbuluar pasditen e së enjtes në zonën e Fratarit në Fier, e cili dyshohet se përpunonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në operacion janë angazhuar SPAK, policia dhe partnerët, ndërkohë që momentalisht raportohet për disa persona të arrestuar.

Lënda narkotike dyshohet se ka hyrë në vend nga Kolumbia dhe përpunohej në këtë laborator.

Operacioni është organizuar nga DEA amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. 400 kg pleh kimik ka ardhur nga Mali i Zi me Shqipëri e përzier me kokainë.

Deri tani janë arrestuar 15 persona. Katër të arrestuarit në Tiranë gjatë ditës së sotme janë pjesë e këtij grupi. U arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu