Valdrin Pjetri në listat e zeza të Europës. I dënuar e ekstarduar nga Italia. Pritet arrestimi. Në krtye të PS në Veri ka shumë të dënuar nëpër botë!

0

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës në votimet njëpartiake të 30 qershorit.

Në kërkesën zyrtare thuhet se ‘ekziston dyshimi i arsyeshëm se Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit me ligj për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Valdrin Pjetri, i përfolur edhe për pasuri të pajustifikuara, në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet.  nga autoritetet italiane. Ai ka qënë si person non grata, jo vetëm në Itali, por kudo në perëndim, si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Pranë drejtuesve të PD, mësohet se PS, veçmas në Veri ka shumë raste të tjera ku persona në struktura, por edhe në krye të PS-së janë të dënuar si Pjetri, por PS i ka fshehur me dijeni të plotë. Pas rastit Pjetri, mësojmë se PD ka fakte dhe emra te tjerë, por sakohe ata jane vetem drejtues PS-je dhe nuk kanë poste publike, priten koherencat për shkaterrimin përfundimtare të tentakulave te krimit qe kane kapur të majten ne teresine e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu