Vajzat shpëtojnë nga mafiozët dhe marrin një vendim të bukur, sot në “Lule të vetmuara”

0

Zehra i mbush mendjen Meralit të mos i tregojë të vërtetën Kaderit. Të gjithë vihen në kërkim të vajzave teksa Nazan ndihet fajtore që e la Defnen të takohej me një grua të panjohur. Xhemre përpiqet të shpëtojë nga kurthi në të cilin ndodhet por nuk ia del mbanë. Policia nis një operacion për gjetjen e vajzave.

Ata mbërrijnë në kohë pak para se Defnen ta operojnë. Gruaja që hiqej si nëna e Defnes dhe bashkëpunëtorët e saj arrestohen. Vajzat ribashkohen me Feriden e mikeshat e tyre. Zehra dhe Meral thurin plane si të mos dalin zbuluar tek Sadriu. Kader shpërthen në lot kur mëson se të gjitha kujtimet e tyre të ruajtura në USB janë zhdukur. Songyl dhe vajzat marrin një vendim të bukur që të ringjallin të gjithë kujtimet e tyre. Meral i thotë Sadriut se nuk dëshiron ta bëjë testin e ADN-së dhe nuk dëshiron pjesë nga trashëgimia. Sadriu këmbëngul që Meral të marrë atë që i takon nga pasuria e tij. Maxhide kupton që Meral nuk është mbesa e Sadriut dhe kërkon në sendet e saj për të gjetur letrën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu