Vajzat e konviktit janë në rrezik prej Kemalit, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Ejlyl merr dhurata të shumta nga miqtë e saj për ditëlindje. Por dhuratën më të veçantë ajo e merr nga Serkani. Të rinjtë argëtohen duke kërcyer në festën e organizuar për ditëlindje. Kemal largohet nga shtëpia dhe e lë Mesuden të dëshpëruar.

Xhemre mëson të vërtetën për babain e Gokhanit. Vajzat e konviktit krijojnë atmosferë në jetimore duke kënduar e kërcyer. Zejno zihet me nënën e saj dhe kjo e fundit godet të bijën. Zejno vendos ta braktisë të ëmën dhe të shkojë në jetimore.

Kemal rikthehet për tu hakmarrë dhe nuk e lë të qetë Ejlylin. Ai futet fshehurazi në konvikt dhe vë në rrezik të gjithë. Feride ndez kaloriferët e konviktit dhe vendos ta paguajë vetë faturën. Merve dhe Alejna marrin si ndëshkim të pastrojnë shkollën. Shokët e shoqet tallen me to. Seher i kërkon Nerimanit ta ndihmojë Meralin me shkollën. Nazan kërcënon Meralin se do ta përjashtojë atë dhe vajzat e tjera nga shkolla./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu