Shkruan Qamil Gjyrezi
Kënga shqiptare ka filluar të fitojë kuptime, pëlqime edhe nga dëgjues të huaj, komentues në rrjetet sociale, specialistë të muzikës. Mendoj dhe besoj se kënga ‘Nan’, do të prezantohet në Eurovizion 2026 në Vjenë edhe si fituese e këtij evenimenti europian. Kultura shqiptare, muzika, piktura letërsia do ti paraprijnë edhe integrimit në BE.
Ndryshimi i ‘paradigmës muzikore’, filloi në Eurovizion 2012 me Rona Nishliu me këngën ‘Suus’. Ndoshta ka ardhë momenti, që Shqipëria, kënga e Festivalit të 64-t, të jetë fituese edhe në evenimentet europiane. Këngëtari Alis Kallaçi me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e I-rë të Festivalit të 64-t të Këngës, duke fituar zemrat e publikut dhe pikët e jurisë. Fitimi i këtij çmimi i siguron Alis mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që këtë vit do të zhvillohet në Vjenë, Austri. Performanca e Alis ishte shumë moderne, me vokal shumë të mirë dhe teksti, ritmi dhe melodia, orkestracioni transmetonin kujtesë dhe mesazhe optimiste që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2026.
Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë. Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.
Ky çmim vjen mbas prezantimit shumë të mirë të Alis në “X Factor Albania 5”, 2024. Ky çmim koinçidon gjithashtu me 65 vjetorin e shkollës artistike ‘Prenk Jakova’ Shkodër. Shkolla artistike ‘Prenk Jakova’ ka nxjerrë në 65 vite instrumentistë, këngëtarë që kanë konkurruar jo vetëm në aktivitetet lokale dhe kombëtare, por edhe jashtë vendit me dinjitet me talentin dhe arritjet e tyre artistike. Alis ka studjuar piano në këtë shkollë me pedagogen e nderuar Rudina Rrustja Jakova, që ka mësuar me shumë pasion shumë pianistë që e nderojnë këtë shkollë artistike me shumë vlera. Alis mbas përfundimit të diplomës së pianos, vendosi të vazhdojë në rrugën e bukur të këndimit dhe performancës moderne. Alis krahas shumë artistëve shqiptarë prezanton një artist me shumë vlera, që do ta çojë dhe prezantojë këngën shqiptare në europë.
Momenti i marrjes së kupës ishte tejet emocional për Alis. Artisti u përlot në skenë, puthi trofeun dhe, si dhuratë për publikun, interpretoi edhe një herë këngën fituese, duke ngrohur zemrat e të pranishmëve dhe duke mbyllur festivalin me një atmosferë të fuqishme emocionale.
Po botoj një koment shumë interesant të një komentuesi në FB, Octavio Ortiz.
Komentuesi, më duket një specialist i performancës, e quan këngën ‘Nan’, të Alis, një Kryevepër, krijim fantastik, por mendon se performance duhet të jetë më e mirë dhe vlerëson shumë gjuhën shqipe. Ai shkruan: ‘Shqipëria! Çfarë ke krijuar?! KRYEVEPËR E PASTËR? A mund ta shohim Shqipërinë duke e fituar për herë të parë? Vërtet mendoj se po!!! Kjo bërtet FITUES, e vetmja gjë që mungon është ‘performanca’ dhe do të doja shumë ta shihja këtë ndryshim. Mbajeni në të njëjtin element dhe mos e ndryshoni gjuhën. Gjuha shqipe është e bukur ashtu siç është.
Urime dhe suksese Alis, në rrugën tënde të artit të bukur të muzikës, pse jo edhe fitues i Eurovizion 2026.








